Zyrtarët finlandezë kërkojnë të heqin të gjitha lëndët shkollore

Sistemi i arsimit në Finlandë zë vend në listën e sistemeve arsimore më të mira në botë. Megjithatë, autoritetet atje kanë vendosur të bëjnë një revolucion të vërtetë në sistemin e tyre shkollor.

Zyrtarët finlandezë kërkojnë që të heqin të gjitha lëndët shkollore nga programi mësimor. Atje nuk do të ketë më orë të: fizikës, matematikës, letërsisë, historisë ose gjeografisë.

Kreu i Departamentit të Edukimit në Helsniki, Marjo Kyllonen, shpjegoi ndryshimet:

“Ka shkolla që japin mësim në mënyrën e vjetër që ishte përfituese në fillim të viteve ’90, por nevojat nuk janë më të njëjta dhe ne duhet të gjejmë një formë mësimdhënie më të përshtatshme për shekullin e 21-të”.

Në vend të lëndëve individuale, nxënësit do të studiojnë ngjarje dhe fenomene në një format ndërdisiplinorë. Për shembull, Lufta e Dytë Botërore do të ekzaminohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës.

Dhe duke i marrë këto mësime, nxënësit do të jenë në gjendje të marrin më shumë njohuri në gjuhën angleze, në fushën e ekonomisë dhe t’i përmirësojnë aftësitë e komunikimit. Ky sistem do të prezantohet për nxënësit e moshave 16-vjeçare.

Ideja është që nxënësit të zgjedhin për vete cilën temë ose fenomen dëshirojnë ta studiojnë, për t’i zbuluar aftësitë e tyre dhe ambiciet për të ardhmen.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Seria Vogëlushi-Vogëlushja

Next Article

Libri digjital, Albas bashkëbisedim me mësuesit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427