Trajnim me kredit: Përgatitja e nxënësve për testin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në maturën shtetërore

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, në kuader të provimit të kualifikimit do të zhvillojë në datat 20-22 Janar 2023 trajnimin për modulin: “Përgatitja e nxënësve për testin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në maturën shtetërore”. Trajnimi zhvillohet me trajnerë: Dhurata Shehri dhe Linda Mëniku.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, në kuader të provimit të kualifikimit do të zhvillojë në datat 20- 22 Janar 2023 trajnimin për modulin:

“Përgatitja e nxënësve për testin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në maturën shtetërore”. 

Trajnimi zhvillohet me trajnerë: Dhurata Shehri dhe Linda Mëniku.

Regjistrohuni duke klikuar këtu.

PROF.DR. DHURATA SHEHRI 

PROF. ASOC. DR.LINDA MËNIKU 

Moduli synon: zhvillimin profesional dhe kualifikimin të mësuesve të gjuhës shqipe në lidhje me provimin e maturës shtetërore, si dhe rrugët dhe strategjitë mësimore për përgatitjen e suksesshme të nxënësve për provimin e maturës shtetërore. 

Moduli trajton:

  •  Programin orientues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë, qëllimet dhe struktura e tij;
  • Llojet e pyetjeve që zhvillojnë kompetencat (aftësitë dhe njohuritë) gjuhësore dhe letrare të nxënësve;
  • Nivelet e pyetjeve;
  • Testi i periudhës ose testi i ndërmjetëm si instrumente kryesore për vlerësimin e njohurive dhe të aftësive të nxënësve, si dhe për përgatitjen e tyre për provimet e maturës shtetërore.
  • Përmbajtjen shkencore në lëndën e gjuhës shqipe;
  • Përmbajtjen shkencore në lëndën e letërsisë.  

Përfituesit nga trajnimi:

  1. Mësues të gjuhës shqipe në arsimin e mesëm të lartë. 
  2. Mësues të gjuhës shqipe në arsimin e mesëm të ulët. 
  3. Drejtues shkollash.
  4. Specialistë të ZVA-ve.

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 

Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 

Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: trajnime@albas.al

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ministrja Kushi takim me shkrimtaren Adelina Mamaqi/ Në fokus, zhvillimi i literaturës artistike për fëmijë dhe mbështetja e nxënësve të talentuar

Next Article

Shqiponja Ahmetaj, vajza nga Elbasani, fiton titullin “Shkencëtarja e Vitit në Austri”

Related Posts
më shumë

Anaksimandri

Anaksimandri zbuloi në mënyrë të efektshme idenë e hapësirës: domethënë, një gjithësi me thellësi i njohur si babai…

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427