Shtëpia botuese “Albas” sjell në shqip librin me poezi “Apokalipsi i Kasandrës”

Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihej në lashtësi për dhuntitë e saj profetike. Kasandra e Dimitriadisit është një anti-Kasandër, një grua e dhënë totalisht pas joshjes dhe dashurisë me Apolonin, e cila pohon dhe ripohon shprehjen e njohur të Niçes: “Trupi ka më shumë të drejtat se dituria më e madhe”.

Kasandra e Dimitriadisit është një rrëfim në retrospektivë e ndjesive seksuale të përjetuara nga ajo pas bashkimit të saj me Apolonin dhe shndërrimit të jo-së së saj të dikurshme në po.

Dimitris Dimitriadis ka lindur në vitin 1944 në Selanik. Është dramaturg, poet, prozator, eseist, etj. Në vitin 2010 u nderua me çmimin “Autori Bashkëkohor i Vitit” në Paris. Dimitriadis shuhet kryesisht për rikrijimin dhe ridramatizimin e disa prej tragjedive dhe miteve më të njohura të atikitetit grek. Veprat e tij janë përkthyer në anglisht, arabisht, gjemanisht, italisht, katalanisht, portugalisht, rumanisht, usisht, spanjisht, shqip dhe kryesisht frengjisht.   

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Filmi, si pjesë integrale e orës mësimore

Next Article

Gramatikë: “NËSE” apo “NË SE”, si shkruhen bashkë apo ndaras?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427