Mos u shqetëso se çfarë mendojnë të tjerët…

Pyetja e adoleshentit: Më përpara isha shumë i/e lirë, ndërsa tani jam i/e varur nga mendimi që kanë të tjerët për mua. Përse më intereson kaq shumë se çfarë do të thonë ata?

Përgjigjja e specialistit:

Ky ndryshim në sjellje është pasojë e mungesës së vetëvlerësimit, e cila thellohet edhe më shumë gjatë pubertetit, që do të thotë se jë në kërkim të vazhdueshëmdrejt afirmimit të identitetit tënd. Duke mos u ndjerë pjesë e shoqërisë “së të rriturve”, ndrojtja shndërrohet në inat, i cili në thelb është një antikonformizëm rinor.

Përveç kësaj, tërësia e ndryshimeve fizike dhe psikike, si dhe shpejtësia me të cilën ndodhin, sjellin tek ti shumë pasiguri: të duket sikur nuk e njeh më trupin tënd të ri dhe as nuk mund t’i kontrollosh më ndjenjat i/e reja. Kjo të bën që të shfaqesh shumë i/e tërhequr, edhe pse natyra e karakterit tënd mund të jetë e hapur.

Hapi i parë…

Mos mendo se je personi i vetëm që ndihet kështu dhe se të tjerët të shohin si një person të huaj. Mos u shqetëso se çfarë mendojnë të tjerët: është diçka që nuk e kontrollon dot. Në dorën tënde është të përpiqesh të përmirësosh opinionin tënd për veten dhe të mos e harxhosh kohën me analizat e pafundme që i bën vetvetes.

(Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS)

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. Hi! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
    I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords
    but I’m not seeing very good success. If you know of any please share.
    Appreciate it! I saw similar blog here: Eco product

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mamaja ime kritikon gjithmonë rrobat e mia...

Next Article

Klasat inteligjente, risi regjistri elektronik dhe amza digjitale

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427