Së bashku në rrugën e dijes…

Edukimi në familje dhe edukimi i fëmijëve në shkollë janë një proces i pandarë. Shkolla ndikon dhe ndihmon në edukim por familja është edukim bazal i mirëfilltë. Udhëheqës dhe organizator i këtij procesi është familja, mësuesi i vjen në ndihmë.

Së bashku në rrugën e dijes. Ishte ky fillimi i një itinerari për të ngritur themelet e edukimit të brezave. Një edukim me të gjitha cilësitë elitare. Një edukim ku mbizotëron bashkëpunimi, toleranca, virtytet, besimi për të ecur përpara në rrugën e dijes me përkushtim dhe dashuri. Kjo emblemë e shembullit të një shkolle model suksesi shpalos vlerat çdo ditë duke edukuar identitete të ndryshme. Aty ku aroma e mësimit spikat nota pranverore.

Edukimi është një punë e mirëfilltë ndërtuese. S’ka dyshim se njeriu ka nevojë për një sistem moral i cili e udhëzon për sjellje të mirë e moral të lartë në jetë. 

Edukimi në familje dhe edukimi i fëmijëve në shkollë janë një proces i pandarë. Shkolla ndikon dhe ndihmon në edukim por familja është edukim bazal i mirëfilltë. Udhëheqës dhe organizator i këtij procesi është familja dhe kolektivi pedagogjik i shkollës i vjen në ndihmë. Në organizimin e punës me familjet e nxënësve, shkolla niset nga një unitet detyrash, realizimi i të cilave ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin harmonik e të gjithanshëm të intelektit të fëmijës. Ky ndikim duke  përfshirë edhe trashëgiminë, genet por më pas i hedh në familje e më pas rrethi zgjerohet.

Ndihmesa e familjes në edukimin e fëmijëve dhe njëkohësisht rritja e përgjegjësisë së saj në edukimin e brezit që rritet, janë të mundura në sajë të një pune sistematike e të organizuar, në formimin e aftësive e shprehive pedagogjike. Shkolla ka marrë një detyrë fisnike dhe të çmuar për ndriçimin e mendjes njerëzore me të gjitha obligimet e saj. 

Gjithashtu ka për detyrë të bashkëpunojë me prindërit për ngritjen e kulturës së tyre pedagogjike. Tërë veprimtaria e saj, mësimi dhe praktika përmban një sistem të plotë konceptesh, normash e rregullash morale, që në përshtatje me moshën  dhe në mënyrë sistematike, u transmeton nxënësve me qëllim që të bëhen të denjë me bindje dhe cilësi të karakterit të lartë dhe të jenë përgjegjës për veprimtarinë dhe qëndrimet e tyre.

Familja është shkalla e parë shoqërore në jetën e njeriut. Ajo që në moshat e hershme  drejton njohuritë, dëshirat e ndjenjat e fëmijëve. Nën drejtimin e prindërve, fëmija fiton përvojën e parë nga jeta, njohuritë elementare në veprimtaritë që e rrethojnë, njohuritë  dhe shprehitë e jetës në shoqëri. Fëmija në gjirin e familjes duhet të formojë  konceptet e njohuritë më themelore morale. Në shkollë ai ndërton intelektin e tij drejt një të ardhme të sigurt. 

Disa nga këto koncepte që ne gërshetojmë me njëri-tjetrin janë koncepte e besimit, e mirësisë,  e devotshmërisë, e jetës, e lirisë, e barazisë, e shpresës, e sinqeritetit, e falenderimit, e dashurisë. Fëmija duhet të formojë karakterin e tij  mbi sjelljet dhe veprimet morale, të dallojë  të mirën nga e keqja, të drejtën nga e padrejta,  të kontrollojë veten dhe të jetë rigorozë dhe kërkues jo vetëm ndaj vetes, por edhe ndaj shokëve, mësuesve e miqve. 

Të respektojë normat dhe rregullat morale në familje, në shkollë, në rrugë, e kudo që ndodhet. Trupi ushqehet për të jetuar, mendja ndritohet për të medituar. Konkuldimi është i qartë, e pranojnë të gjitha shoqëritë,  dija  është pasuri fondamentale, vlera madhore e begatë për çdo shpirt. Le të punojnë për këto vlera universale, le t’i lëmë gjurmët sepse jeta vetëm njëherë të troket. Vendos gjurmën tënde – o njeri!

Msc. Hamit Hoxha

Mësues i gjuhës shqipe

“Hafiz Ibrahim Dalliu” Tiranë

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mos hyni, nëse nuk dini gjeometri!

Next Article

Fëmijë, lini tabletat e dilni në lagje për të luajtur!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427