Nxënësja dhe uji

Kjo është një ngjarje nga historia botërore e ndodhur shumë vite më parë, gjatë një ekskursioni shkollor. Mesazhi i një mësueseje drejtuar nxënëses është tepër domethënës. Ju ftojmë la lexoni më poshtë!

Dikur në një ekskursion shkollor, mësuesja u ul me nxënësit e saj nën një pemë. Në një moment mësuesen e mori etja dhe i kërkoi një nxënëseje të shkonte në përroin aty pranë dhe t’i sillte ujë. Me të mbërritur te përroi nxënësja me shishen e zbrazët, vuri re që aty ndodheshin disa gra që po lanin rrobat e tyre dhe uji ishte ndotur nga sapuni dhe balta. Kështu që nxënësja u kthye te mësuesja dhe i shpjegoi se çfarë kishte ndodhur.

Pas kaloi pak kohë, mësuesja i kërkoi përsëri të njëjtës nxënëse që të shkonte të mbushë shishen bosh. Këtë herë uji ishte i pastër dhe balta ishte larguar. Nxënësja mbushi me gëzim shishen dhe ia çoi mësueses. 

Mësuesja shikoi shishen me ujë të pastër dhe iu drejtua nxënëses të saj dhe i tha:

“A e pe si u pastrua uji? Ashtu është dhe mendimi. Kur është shumë i përzier dhe i turbulluar, mos e trysno. Jep pak kohë dhe ai do të gjejë një mënyrë për t’u pastruar vetë”.

Jo rrallë herë ndiejmë që koka jonë do të shpërthejë dhe mendimet vërviten në çdo drejtim. Atëherë ndodh që i ushtrojmë trysni me shpresën se zgjidhja do të vijë më shpejt. Mendja, ndryshe nga indet e tjera të trupit, nuk i përgjigjet mirë presioneve.

Çfarëdo që të shtypni zmadhohet dhe egërsohet. Është diçka si çezma e ujit, të cilën kur përpiqeni të ndaloni rrjedhën me gisht, shumë shpejt zbuloni se uji ka rritur presionin e tij. 

Epoka moderne dhe edukimi na kanë mësuar se si ta mbushim trurin, por askush nuk është marrë me mënyrën se si ta trajtojmë me efikasitet. Padyshim që funksionon më mirë kur është i qetë ose kur mësojmë ta çlodhim. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Trajnim me kredite për tri module në qendrën e trajnimeve "Albas"

Next Article

Mësuesi i letërsisë, Erget Cenolli, mes pasionit për mësimdhënien, krijimit poetik dhe shkrimit publicistik

Related Posts