Trajnim me kredite për tri module në qendrën e trajnimeve “Albas”

Ju bëjmë me dije se qendra e trajnimeve “Albas”, në datat 31 Janar dhe 1 Shkurt zhvillon trajnimin me kredite për tri module. Për më tepër informacion, jeni të lutur të kontaktoni në numrin 0697070480 ose në adresën trajnime@albas.al.

Ju bëjmë me dije se qendra e trajnimeve “Albas”, në datat 31 Janar dhe 1 Shkurt zhvillon trajnimin me kredite për tri module: “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”, “Menaxhimi i klasës” dhe “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës”. 

Për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajnuese do të jetë psikologia e njohur Denada Toçe.

Secili modul është i vlerësuar me një kredit. Trajnimi zhvillohet në qendrën “Albas”, që ndodhet ne autostradën Tiranë-Durrës, km 4, 300 metra poshtë qtu-së. 

Moduli “ Menaxhimi i klasës” synon:

– Të qartësohet terminologjia dhe rëndësia e saj.

– Të sigurohet lidhja mes dy proceseve që janë të pandara: menaxhim dhe mësimdhënie

– Të vlerësohet rëndësinë e praktikave të menaxhimit efektiv të klasës. 

– Të evidentohen instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës  

– Të tregohen rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës 

– Të perceptohen dhe realizohen platforma personanale të menaxhimit të klasës.

Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:

• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje. 

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:

• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies – nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit 

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.

• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Për të marrë pjesë në trajnim, duhet së pari të kryhet një regjistrim. Për të kryer procesin e regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën trajnime@albas.al 

Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrit të telefonit dhe adresës së e-mailit. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësuesi, figura qendrore e shkollës

Next Article

Nxënësja dhe uji

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427