Vlerësimi dhe ndikimi i tij te nxënësi

Vlerësimi në shkollë është një fushë e gjerë. Ai jo vetëm që ka ndikim në gjërat e qarta e të vëzhgueshme, si: kualifikimet e nxënësve, pozicionimi i tyre në shoqëri për shkak të notave dhe në karrierën e tyre akademike.

Si i vlerësoj unë nxënësit e mi dhe ndikimi i vlerësimit në qëndrimin ndaj vetes

Kur vlerësojnë nxënësit, mësuesit duhet të kenë parasysh parimet të tilla të rëndësishme si:

• Vlerësimi duhet të jetë një mjet mbështetje: të ndihmojë për përcaktimin e pozicionit individual, të nxjerrë pika për punën e mëtejshme, të forcojë konceptin ndaj vetes dhe vetë imazhin e nxënësve.

• Vlerësimi duhet të ndihmojë nxënësit të vlerësojnë veten e tyre dhe t’ua garantojë atyre këtë mundësi.

• Vlerësimi duhet të jetë transparent: nxënësit duhet të dinë bazat e vlerësimit, kriteret e vlerësimit, si dhe normat e përdorura.

• Vlerësimi duhet të jetë i përshtatshëm me përmbajtjen dhe qëllimet. Njohuritë duhet të vlerësohen ndryshe nga aftësitë.

• Mësuesit duhet të kenë parasysh funksionin e përzgjedhjes që ata përmbushin kur vendosin notat. Në vend të vetëm vlerësimit përmbledhës, bisedat dhe raportet duhet të shndërrohen në  metodat dhe mjetet e ardhshme të vlerësimit. Vetëm duke vepruar kështu ne mund të përmirësojmë transparencën  brenda sistemit shkollor.

• Testet duhet të jenë të ndërtuara në atë mënyrë që të testojnë qasjen kundrejt qëllimeve të caktuara. (Testet ofrojnë gjithashtu informacion në lidhje me cilësinë e mësimdhënies që është përdorur për arritjen e këtyre objektivave: rezultatet e testimit,  japin jo vetëm informacion në lidhje me arritjen e nxënësve, por edhe për cilësinë e mësimdhënies nga mësuesit.)

Pyetje për vetëvlerësim

Procesi i të mësuarit të nxënësve:

• Si mund të sigurohem unë se nxënësit i kanë arritur objektivat?

• A kanë përjetuar nxënësit rregullisht suksesin e të mësuarit?

• A janë ata të vetëdijshëm për përparimin që kanë bërë?

• A u ofron mësimi im  shanse të barabarta për sukses si djemve edhe vajzave?

• A e kryejnë nxënësit me vetëdije vëzhgimin, kontrollin dhe përmirësimin e të nxënit të tyre dhe sjelljen e punës?

• A u është ofruar nxënësve ndonjë udhëzim për t’i ndihmuar ata në të mësuar?

• A munden nxënësit të kontrollojnë dhe vlerësojnë vetë sjelljen dhe rezultatet e tyre  të të mësuarit?

• A u  referohen nxënësit, në vetvlerësimin e tyre edhe objektivave, standardeve, kritereve ose nevojave të tyre?

• A jam unë i ndërgjegjshëm për përparimin individual të nxënësve?

• Si mund të identifikoj problemet e mësimit të nxënësve si individë?

• Si mund të vëzhgoj ndërveprimin social në klasë?

• Si mund të mbaj një regjistër të vëzhgimeve dhe vlerësimeve për  çdo nxënës dhe për klasën në tërësi?

Disa pyetje në lidhje me procesin e të mësuarit të mësuesit:

• Si, kur dhe me kë diskutoj unë rreth mësimdhënies sime?

• Si mund t’i lejoj nxënësit e mi të marrin pjesë?

• Si mund ta lidh unë suksesin ose dështimin e nxënësve të mi me mësimdhënien time?

• Si mund të dalloj unë përparimin tim në mësimdhënie dhe si mund të mësoj unë si mësues?

Vlerësimi i nxënësve – ndikimi i vlerësimit në qëndrimin ndaj vetes

Vlerësimi në shkollë është një fushë e gjerë. Ai jo vetëm që ka ndikim në gjërat e qarta e të vëzhgueshme, si: kualifikimet e nxënësve, pozicionimi i tyre në shoqëri për shkak të notave dhe në karrierën e tyre akademike. Vlerësimi në shkollë ka ndikim edhe në aspekte të tjera që lidhen me individin të tilla, si: imazhi për veten, vetëvlerësimi dhe koncepti i përgjithshëm që dikush ka për kompetencat dhe aftësitë e veta. Roli i shkollës në vetvlerësimin e kompetencave është rritur. Ndikimi i saj i drejtpërdrejtë varet nga mënyra e vlerësimit që është zgjedhur dhe që kryhet në shkollë.

Kriteri social

Për shkak të kontekstit shoqëror në të cilin zhvillohet të mësuarit në shkollë, përdorimi i kriterit social si masë, mund të japë informacion thelbësor rreth kompetencave, ptërmes krahasimit ttë nxtëntësve me njtëri-tjetrin.  Në të njëjtën kohë, vlerësimet rreth kompetencave në këndvështrimin social të krahasimit ndikon fuqishëm në krijimin e imazhit për veten dhe vetëvlerësimin e nxënësve.

Kriteri individual

Përdorimi i kriterit individual për vlerësimin nënkupton krahasimin e dallimeve ndërmjet individwve.  Cili është dallimi mes arritjeve të nxënësve në EQD/EDNJ, pwrshembull, të krahasuar me muajin e kaluar? Këtu kemi përdorur një krahasim të përkohshëm. Nxënësit  e rinj priren veçanërisht të përdorin këtë kriter si instrument vlerësimi. Shuma e “vlerës së shtuar” regjistrohet për  një sasi të caktuar të kohës. Kjo krijon  mundësinë t’u ofrohen nxënësve informacione në lidhje me gamën e arritjeve të tyre, si dhe prirjen në ulje ose në ngritje të saj.  Arritjet nuk krahasohen me arritjet e nxënësve të tjerë. Kriteri i krahasimit është përparimi i arritur. Kjo mënyrë e vlerësimit korrespondon gjithashtu me proceset e të nxënit informal që ndodhin jashtë shkollës, ku nxënësit vlerësojnë kompetencat e tyre në mënyrë autonome.

Kriteri objektiv

Arritjet akademike krahasohen me objektivin e të mësuarit. Një përparim i arritur në mënyrë individuale në të mësuarit krahasohet me një objektiv  realisht të arritshëm. Kjo mënyrë vlerësimit është një normë bazuar në objektiva dhe informon për qasjen ndaj një synimi të përcaktuar si arritja e përsosur. Krahasimi i arritjeve të nxënësve me përparimin e të mësuarit të nxënësve të tjerë nuk është me rëndësi. Testet e bazuar për  kritere janë të orientuara drejt qëllimeve të mirë përcaktuara. Ato matin arritjen me referencë ndaj një karakteristike të caktuar të vendosur nga mësuesi. Kjo gjithashtu do të thotë se mësuesi duhet të ndërtojë dhe të paraqesë objektivat që nxënësit duhet të arrijnë në rezultatet e tyre. Kështu, arritjet e nxënësit nuk do të krahasohen me ato të nxënësve të tjerë. Sipas studimeve të ndryshme në këtë fushë, proceset shoqërore të krahasimeve mes nxënësve fillojnë vetëm kur nuk ka asnjë kriter objektiv të përdorur në vlerësim.

Cilat janë rezultatet e këtij diskutimi? Nëse një mësues dëshiron të forcojë imazhin e vetes dhe vetvlerësimin e nxënësve të vet, duhet që vlerësimi të ndjekë kritere me një objektiv të caktuar. Synimet e përcaktuara nga mësuesi duhet të jenë të qarta dhe duhet t’i komunikohen nxënësve.

Elona Behaj, mësuese në shkollën 9 -vjeçare “Mark Dashi”

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Çfarë është qeveria e nxënësve?

Next Article

Mësimi i bazuar në projekte, ndikimi i teatrit në arsimin fillor

Related Posts