Mësimi i personalizuar, çelësi i suksesit të nxënësve?

Ne aktualisht nuk kemi shkop magjik në arsim. Ne nuk jemi të sigurt se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Ndoshta është sepse të gjithë mësojmë ndryshe. Por çfarëdo qoftë arsyeja, “të mësuarit e personalizuar” është në rrugën e duhur sipas Bill Gates dhe Mark Zuckerberg.

Ne të gjithë mund të njohim pikat e dobëta të sistemit tonë arsimor: është i ngurtë, nuk promovon kreativitetin në tërësi dhe gjithnjë e më shumë nuk na siguron aftësitë e duhura për të hyrë në fuqinë punëtore. 61% e amerikanëve janë të pakënaqur nga sistemi arsimor në vend dhe kërkojnë ndryshime rrënjësore. Është normale pra, që të ketë një oreks për ndryshime rrënjësore në sistemin arsimor. Në sferat e ekonomisë, kjo është një çështje e rëndësishme: me punësimin e të rinjve që nuk bën përparime të dukshme dhe një shoqëri gjithnjë e më të copëzuar, fëmijët dalin nga shkolla me aftësi të gabuara dhe prandaj nuk ka punë.

Pse “mësimi i personalizuar” është më i mirë?

Një nga arsyet pse mësimi i personalizuar është kaq i mirë, është sepse inkurajon pavarësinë, e cila është një tipar kyç i sipërmarrësve të suksesshëm. Në vend të mbajtjes së dorës të nxënësve në çdo hap, siç bëjnë metodat aktuale të mësimdhënies, është më e dobishme teoria: “fundosu ose noto”. Kjo u mundëson fëmijëve të punojnë dhe të mësojnë me ritmin e tyre, në vend që të mbeten prapa ose të mbahen në vend, në sistemin aktual arsimor. Ai inkurajon shumë seanca marrjesh reagimi (feedback) me mësimdhënësit, për të çuar përpara personalizimin e metodës.

Gates dhe Zuckerburg po financojnë një iniciativë prej 12 milionë dollarësh për të mbështetur të mësuarit e personalizuar në të gjithë SHBA. Fondacioni Gates financoi një studim të detajuar mbi 11.000 nxënës në 62 shkolla, duke përdorur qasje të personalizuara të mësimnxënies. Rezultati? Nxënësit dolën shumë më mirë në matematikë dhe lexim, sesa nxënësit në shkollat tradicionale.

Sokrati pohonte se filozofia ndodhi për shkak se njerëzit zhyteshin në mendime – dhe kjo duket të jetë thelbi i të mësuarit të personalizuar. Lejimi i mendjeve të fëmijëve që fillimisht të enden dhe më pas të ndihmohen për të hyrë në rrugën e duhur, në vend që të detyrohen të bëjnë të njëjtën gjë, e cila mund të mos jetë e përshtatshme për ta, është rruga e duhur. Pra, le të marrim të gjithë një mësim nga libri i Sokratit: “Për të gjetur veten, mendo për veten”.

Çfarë është mësimi i personalizuar?

Përkufizimi i të mësuarit të personalizuar është çdo përvojë e të mësuarit që është vetë iniciuar dhe vetë-drejtuar në ndjekje të rezultateve që janë personalisht të parë (p.sh., kuriozitet, vetë-prioritet, etj.) Kjo përfshin identifikimin e temave të mundshme, vlerësimin, botimin, lidhjen me grupet e kolegëve dhe ekspertët, dhe komponentët e tjerë të rëndësishëm të çdo procesi autentik të të mësuarit. Rezultati përfundimtar është, në mënyrë ideale, një nxënës i cili është i shkolluar në përmbajtjen dhe procesin e të mësuarit.

Ne kemi folur më parë për dallimin midis diferencimit dhe mësimit të personalizuar dhe David Warlick merr një qasje të ngjashme në tabelën e treguar më poshtë.

Kontrasti që ai identifikon është i ngjashëm me ato të shprehura më parë (një është përqendruar te mësuesit dhe performanca, një mbi nxënësit dhe vetë njohuritë), por në mënyrë interesante ai tregon rolin shumë të ndryshëm të standardeve akademike. Sipas qasjes së Udhëzimit të Individualizuar, standardet janë “një grup i pasur kompetencash institucionalisht dhe politikisht të vendosura … që mund të testohen, maten dhe konvertohen në të dhëna … për edukimin”, ndërsa mësimi i personalizuar ndjek një “kornizë të cekët kompetencash”, është i fokusuar në procesin e të mësuarit vetë, gjë që sigurisht ka kuptim në një botë të pasur me informacion.

(Warlick gjithashtu përfshin një pamje interesante të tendencave të kërkimit Google për frazat që disi reflektojnë interesin publik dhe ndërgjegjësimin për termat përkatës.)

Asnjë nga këto nuk do të thotë, natyrisht, se mësimi i bazuar në standarde nuk mund të personalizohet, por ndryshimi këtu në arsyet dhe rrugët për mësim nuk është çështje e vogël. Cili është mendimi juaj?

(Përshtati: Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Plani dhe Programi i punës edukative me nxënës të institucioneve të arsimit special

Next Article

Vendi im, dashuria ime më e madhe

Related Posts