Shkolla “rebele” thyen urdhrin, pushohet drejtori

Për shkak të ndotjes në Kinë janë mbyllur shkolla, fabrika, uzina, kantiere ndërtimi e rrugë në përpjekje për të përmirësuar situatën. Një shkollë “rebele” thyen urdhrin, pushohet drejtori

Hapni fletoret, merrni lapsat dhe vendosni maskën kundërgaz, sepse është koha e provimit në Kinën e mbytur nga smogu.

Disa foto tëpublikuara “online” kanë shkaktuar zemërim të madh në Kinë, pasi një shkollë vendosi se alarmi i kuq i shpallur për ndotjen në gjysmën e vendit nuk ishte justifikim për të mos zhvilluar provimin. Ky i fundit nuk është bërë as në klasa, por në ambientet e jashtme sportive të shkollës, të mbuluara nga një mjegull e dendur ndotjeje.

Shkolla e mesme numër 1 në Linqi, në provicën Henan, u kritikua tej mase për faktin se nxori nxënësit 15-vjeçar në mes të ndotjes, pavarësisht udhëzimeve të autoriteteve të larta shkollore për ndërprerjen e procesit mësimor deri në anulimin e alarmit të kuq.

Prej ditësh, territore të mëdha në Kinë, përfshirë qendra urbane si Pekini, janë në alarm për shkak të ndotjes tronditëse. Autoritetet kanë mbyllur fabrika, uzina, kantiere ndërtimi e rrugë në përpjekje për të përmirësuar situatën. Shkollat gjithashtu janë mbyllur në këto zona për të shmangur problemet tek nxënësit.

Por shkolla “rebele” numër 1 në Linqi duket se mendonte se arsimimi nuk vjen pa sakrifica,  ky mentalitet i ka kushtuar postin drejtorit të saj.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Romeo dhe Zhuljeta” nën interpretimin e gjimnazistëve

Next Article

Drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi: “...Samiu ka qenë, është dhe do të jetë më i miri”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427