Ndiheni të stresuar? Nëse jeni një nga ata mësimdhënës që kanë shumë nxënës, pak burime dhe kërkesa të mëdha, nuk jeni vetëm. Qëndroni të qetë me udhëzuesin tonë hap pas hapi për të zbutur stresin e përditshëm.
Më poshtë mund të gjeni udhëzuesin për menaxhimin e stresit në shkollë dhe në klasë:
Këndoni!
Në një studim, të kënduarit me zë të lartë përmirësoi disponimin dhe rriti funksionin imunitar. Për më tepër, studiuesit zbuluan se vetëm dëgjimi i muzikës korale ul nivelet e hormonit të stresit. Bëjeni tani: Përfshini një këngë grupi në rutinën tuaj të përditshme ose filloni klasën duke kënduar një këngë.
Qeshni!
E qeshura mund të ndihmojë disponimin tuaj dhe të zvogëlojë efektet e stresit. Pra, qeshni bashkë me nxënësit tuaj dhe pas disa qeshjeve, do të jeni më të aftë për të përballuar stresin, me energji të përtërirë dhe fokus të rivendosur.
Merrni frymë (si duhet)
Realizoni teknikën “4 x 4 frymëmarrje”, e cila ndihmon në uljen e stresit. Kur jeni duke përjetuar nivele të forta stresi, merrni frymë thellë (vendosni duart në stomak dhe ndieni se ai zgjerohet), për katër sekonda, pastaj nxirrni frymën në mënyrë të barabartë për katër sekonda. Vazhdoni të bëni këtë teknikë për 2-3 minuta për efekt maksimal.
Mbajini këmbët në tokë
“Çdo traditë mendje-trup e konsideron Tokën si një burim mbështetjeje dhe stabiliteti”, thotë Hanley, “dhe ne kalojmë shumë nga koha jonë duke qëndruar pezull mbi të”. Nëse jeni duke qëndruar para klasës ose jeni ulur në tavolinë, ndani 5 minuta dhe vendosni shputat e të dyja këmbëve në dysheme dhe përqendrojeni peshën tuaj në të dyja këmbët. Do të ndieni lehtësim të menjëhershëm.
Shkruajeni
Kur keni nevojë për një çlirim emocional, nxirrni një fletore. Shkrimi i shqetësimeve tuaja mund t’ju ndihmojë të përballoni problemet dhe t’i shihni gjërat në një perspektivë të re. Këtë teknikë mund ta realizoni pothuajse kudo.
Tejkalojeni
Imagjinojeni veten të ulur në plazh duke parë diellin që perëndon mbi ujë. Qetësuese, apo jo? “Mbyllni sytë dhe shkoni në një vend që ju pëlqen – një vend që ju duket veçanërisht i qetë”, thotë Dowd. Pastaj relaksohuni!
Kërkoni ndihmë
Po, është në rregull ta bëni këtë. Pavarësisht se sa kohë keni dhënë mësim, ose sa i/e shkëlqyer jeni, do të ketë raste kur keni nevojë për ndihmë. Kërkimi i ndihmës nuk ju bën më të dobët, ju bën më të mirë në punën tuaj.
Nga: NEA Member Benefits
Burimi: Klikoni këtu Klikoni këtu
Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Discover a Modern level of wellness with our sound thca flower and artisan-crafted cannabis goody. https://www.hipuffy.com/collections/thc-a-flower From premium thca flower small to powerful thc a flower online option, we wee-wee it simple and condom to grease one’s palms thca flower from the comfort of your house. If you favor smoke-free option, our all-inclusive extract of sativa thc gummies, delta 9 hybrid gummies, and strong thc indica gummies offers delicious, long-lived flavour profiles for any meter of sidereal day. Tap into the therapeutical benefit of the cannabis works with our high-pitched potence thca flower and epicurean gummies sativa lines.