Trajnim me kredit mbi modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe në arsimin gjithëpërfshirës”

Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas”, ofron trajnim me kredit për të gjithë mësuesit e interesuar, kryesisht në këtë periudhë, atyre që i nënshtrohen provimit të licencës apo portalit “Mësues për Shqipërinë”, për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe në arsimin gjithëpërfshirës”. Ky modul zhvillohet me trajniere Denada Toçe, e cila ofron një gamë të gjërë tematikash dhe diskutimi. 

Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia, ne ju sigurojmë se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mos rrezikuar shëndetin e përbashkët. 

Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:

• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje. 

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

Për më tepër informacion, ju lutem kontaktoni në numrin 0697070480, ose në adresën e e-mailit 

trajnime@albas.al

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Erlis Çela: Edukimi online në erën e Covid -19; diferencimi digjital dhe sfidat e mësimit në distancë

Next Article

20 filmat që çdo mësues duhet t’i shohë gjatë pushimeve verore

Related Posts
më shumë

Sa lexojnë mësimdhënësit?

Diplomimi është vetëm një çelës që hap vetëm një dritare të jetës individuale dhe shoqërore, por se ç’na…