“Një lot fëmije në shtëpi ngujue, më detyroi këtë vjershë me e shkrue…”

Publikohet libri “Shkodra edukon kulturë. Ngujon gjakmarrjen”, një libër me poezi të shkruara nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Shkodrës.

Është promovuar në sallën e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër libri “Shkodra edukon kulturë. Ngujon gjakmarrjen”. Është një libër me poezi të shkruara nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Shkodrës. Shkrimtarja Farida Ramadani ka mbledhur poezitë e nxënësve dhe është kujdesur që këto krijime origjinale të shohin dritën e botimit. Shtëpia Botuese Albas mbështeti idenë e shkrimtares dhe bëri të mundur botimin e këtij vëllimi poetik.

Vargjet e krijuara nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare bëjnë thirrje për të ngujuar gjakmarrjen. Nuk janë thjesht vargje, por janë fjalë që burojnë nga zemrat e pafajshme të fëmijëve të cilët janë përballur me gjakmarrjen, kanë dëgjuar apo kanë parë një rast kur një shoku i tyre nuk ka ardhur më në shkollë dhe më pas kanë shkruar disa vargje: “Një lot fëmije në shtëpi ngujue, më detyroi këtë vjershë me e shkrue…”

Në promovimin e librit morën pjesë shumë personalitete nga Shkodra dhe jo vetëm. E pranishme në aktivitet ishte edhe drejtoresha e botimeve Albas, Rita Petro e cila premtoi mbështetje për të gjithë fëmijët që duan të përcjellin mesazhe të forta për të gjithë shoqërinë.

Gjatë aktivitetit u organizua një konkurs poetik ku nxënësit recituan poezi të shkëputura nga libri “Shkodra edukon kulturë. Ngujon gjakmarrjen”. Kështu çmimin e parë e fitoi Nilidon Pepushaj, çmimin e dytë Djana Vatnika dhe çmimin e tretë Jona Jakupi. Interpretimi më i mirë Djana Vatnika. Ndërsa vizatimi më i mirë u realizua nga Lezjana Shkëmbi.

Mesazhi ia arriti qëllimit.Një agjendë e pasur me aktivitete, çmime dhe dhurata në një sallë të tejmbushur nga nxënës, mësues, drejtorë, prindër, shkrimtarë dhe miq nga Kosova. Përpara të pranishmëve diskutuan Rita Petro e cila mundësoi botimin e librit; Skënder Temali, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër; Liljana Luani, misionare në ndihmë të fëmijëve të ngujuar; Fatime Kulli, gazetare; shkrimtarë, Ambasadorë, Federata e Paqes Universale Shqipëri etj.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Orë model në lëndën e letërsisë në shkollën "Sami Frashëri"

Next Article

Letra e edukatores drejtuar prindërve të fëmijëve

Related Posts