Albas trajnime në lëndët: Fizikë, Biologji, Kimi dhe Gjeografi

Të nderuar drejtorë të shkollave të arsimit parauniversitar publik dhe privat,

Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj për mbarëvajtjen e trajnimeve që Shtëpia Botuese Albas po zhvillon me mësueset dhe mësuesit për përdorimin e platformës dhe teksteve digjitale. Seminari i zhvilluar më datën 1 tetor kishte pjesëmarrje të konsiderueshme dhe ishte mjaft frytdhënës.

Në vazhdim të programit tonë të trajnimeve, jeni të lutur të lajmëroni të gjithë mësueset dhe mësuesit e lëndëve: Fizikë, Biologji, Kimi dhe Gjeografi, që janë të interesuar të marrin pjesë në trajnimet tona, ditën e shtunë, më datën 8 tetor 2016, në orën 10:00. Trajnimet do të zhvillohen për:

a. shkarkimin dhe përdorimin e tekstit digjital,

b. mësime model për përdorimin e tekstit digjital dhe të gjitha opsioneve që ofron ai, për lëndët: Fizikë, Biologji, Kimi dhe Gjeografi.

Trajnimet do të mbahen në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4 (100 metra sa kalon QTU-në), Tiranë.

Trajnimet do të zhvillohen nga ekspertët e Portalit Shkollor Albas dhe autorët e teksteve, të cilët do të japin edhe shpjegimet e nevojshme për kurrikulën e re.

Gjithashtu, njoftojmë se, në një moment të dytë, ne do të vizitojmë dhe do të ofrojmë mbështetjen teknike të nevojshme, çdo shkolle dhe të gjithë mësuesve të rretheve që do ta kenë të pamundur të vijnë pranë qendrës në datën e mësipërme.

Për çdo nevojë dhe sugjerim jeni të lutur të na kontaktoni në: info@portalishkollor.al ose në numrat 04 231 9002 / 069 70 70 480.

Ju mirëpresim!

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fëmijët nuk mund t’i vendosim në “rresht”

Next Article

Kur të ikësh, gjithmonë më thuaj: "do të vi përsëri"

Related Posts