Situata të të nxënit bazuar në internet dhe në librat jashtëshkollorë

Ky material i hartuar nga Dr. Bajram Salianji u shërben mësuesve për formimin e tyre profesional.

Në të paraqiten situata të të nxënit  të  konkretizuara në lëndën e fizikës,si dhe njohurive të fizikës në lendën  dituri natyre. Por, sipas autorit, materiali u shërbehet edhe lëndve tjera të shkencave natyrore dhe më gjerë… 

Në material janë paraqitur lidhjet Tik-Fizikë dhe Letërsi- fizikë, lidhur me situatat e të nxënit. Dihet se nga përzgjedhja e situates së të nxënit varet gjithë suksesi i orës së mësimit. Nisur nga kjo, po sipas autorit, mësuesi kërkon që të jetë më kreativ në punën e tij të përditshme. 

Dhe më konkretisht, një nga zgjidhjet për lëndët e tjera, do të ishte kjo:

  • Kliko mbi linkun dhe sipas videos që do të shfaqet
  • Përcakto tematikën apo temën përbërëse të saj, shëno në ditar apo gjetkë tematikën apo temat që lidhen me lëndën që jepni mësim. 

Në të njëjtën mënyrë, mund të veproni edhe me tematikat e shënuara në pjesën e dytë. Kështu juve do të bëheni më kreativë në lëndën tuaj. 

Në këtë rast juve do të jeni, në kushtet e zgjidhjes së një ushtrimi. Sikurse e dini nga përvoja juaj, zgjidhja e ushtrimeve ndihmon në formimin tuaj më shumë se sa kur lexoni një material të gatshëm.

Materiali përbëhet nga dy pjesë.

Pjesa e parë bën fjalë për materiale të nxjerra nga interneti, të cilat mund të përdoren nga mësuesit/et si situata të nxëni, që mund të prezantohen me video.

Pjesa e dytë përmban situata të nxëni të formuluara duke shfrytëzuar pjesë të shkëputura nga librat jashtshkollorë, përfshi këtu edhe librat artistikë.

(Materialin e gjeni të plotë më poshtë, në formatin PDF) 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësuesja Klevi Pove: Arti i pajis fëmijët me lente të reja për ta parë botën në versionin më të bukur

Next Article

Natasha Poroçani: Një tekst për një test, aplikim mbi një fragment nga Kuteli

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427