Si të mësojmë më lehtë numrat në gjuhën angleze

Mësimi i numrave anglisht për fëmijë në vend të poezisë së zakonshme “one-two-three”.

Udhëzoni nxënësit që të presin 20 copë letra (ose 10, varësisht deri në cilin numër dëshironi t’i ushtroni) me madhësi të barabartë dhe në njërën anë të tyre t’i shkruajnë numrat deri 20.

I përzieni ato dhe udhëzoni nxënësit t’i thonë ato sipas numrit që ju del me radhë. Mund t’i radhitni edhe në varg, të përziera sigurisht (randomly), dhe të provojnë nxënësit që shpejt dhe pa gabime t’i thonë ata.

E përshtatshme për grupe të vogla të nxënësish ose zgjedhin një kryesues grupi, nëse keni shumë nxënës, që ta vëzhgoj se si po i shqiptojnë nxënësit fjalët.

Mund të përdoret edhe në matematikë, nëse fusni edhe shenjat matematikore dhe të ushtroni mbledhjen, zbritjen e shumëzimin.

Besoj që e bën mësimin pak më argëtues për nxënësish. (Let’s make teaching fun again and teach them numbers and not the song of numbers.)

(Bujar Klaiqi, mësues)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre

Next Article

Sociologu Gëzim Tushi: tërmeti si realitet fizik dhe perceptim psiko-emocional

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427