Ese: Mësuese Rajmonda, ti je modeli im!

Eseja është shkruar nga nxënësja Vanesa Nuri, shkolla: “Protagonistët”, klasa: 6-B dhe i kushtohet mësueses së fillores Rajmonda Vishe.

E shtrenjta mësuese, sot duhet të përzgjedh fjalët më të bukura për të përshkruar dashurinë, respektin e mirënjohjen time ndaj jush.

Dua të falënderoj ty në veçanti që zgjove tek unë ambicien për të qenë ndër të parat. Ngacmove tek unë prirjet dhe talentin se dhe vetë ishe artiste në shpirt e në fjalë. Ishe udhërrëfyese në rrugën e dijes duke na shtyrë për të ecur përpara e duke na inkurajuar se “jeta është një mal në ngjitje e ju shpesh do të rrëzoheni, por unë kam besim se do ngriheni e do t’ia dilni përsëri vetëm me punë e vullnet”.

Ajo na fali vetëbesim duke na i lehtësuar gjërat e vështira. Na edukoi me dashuri e përkushtim jo vetëm për shkencën, por edhe për artin, sportin e natyrën. Më sjelljen perfekte e komunikimin e qartë edukoi te unë qytetarinë.

Dua të falënderoj pa masë që në shumë vite me pasion, nxitje, durim e dashuri na i dedikove mua dhe shokëve të mi. Do të jesh gjithnjë e nderuar prej meje pasi ndikimi i një mësuesi të mirë nuk fshihet kurrë. Kjo që jam sot jam në falë teje ndaj ti je modeli im, je mësuesja ime perfekte.

Eseja i kushtohet mësueses time të fillores Rajmonda Vishe.

(Vanesa Nuri, shkolla: “Protagonistët”, klasa: 6-B)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Konkursi për esenë më të mirë, fiton Xhavit Matmuja

Next Article

150 milionë lekë është fondi i ekselencës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427