Reforma kurrikulare në arsimin parashkollor

Kjo reformë shpreh nevojat për ndryshime kurrikulare, duke parashtruar kornizën kurrikulare, kompetencat kyçe, kompetencat e të shprehurit, të menduarit, personale, qytetare, digjitale, fushat e të nxënit, etj…

Nevoja për ndryshime kurrkulare

Mungesë e Kornizës  Kurrikulare  për arsimin parashkollor

  • Kurrikula  ishte e ndërtuar me objektivatë fushës njohëse;
  • Standardet e përmbajtjes dhe të arritjes për arsimin parashkollor,ishin të hartuara në vite të ndryshme;
  • Mungonte plani mësimor si dokument kurrikular.
  • Fushat e të nxënit në arsimin parashkollor ndryshonin nga fushat e të nxënit të arsimit të detyruar.
  • Dokumentet e prodhuara, si Standardet dhe Programet e parashkollorit nuk kishin koherencë  dhe nuk pasqyronin zhvillimet në arenën ndërkombëtare.

Janë hartuar këto dokumente:

  • Korniza kurrikulare e arsimit parashkollor;
  • Standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç;
  • Kurrikula bërthamë nga klasa përgatitore deri në klasën e pestë;
  • Programet e reja për moshën 3-4 vjeç;
  • Standardet e mësuesit të arsimit parashkollor.

Korniza Kurrikulare e arsimit parashkollor, ka statusin e dokumentit politik, me fuqi gjithëkombëtare.

  • Nga ky dokument rrjedhin të gjithë dokumente te tjerë, që përmbushin qëllimin e mirërritjes dhe të edukimit të fëmijës në moshat 3-6 vjeç. 
  • Ky cikël shkollimi ka fokus mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve njëkohësisht.

Materialin mund ta shkarkoni më poshtë

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rregullore për zhvillimin e maturës shtetërore 2019

Next Article

Fëmijët dhe çrregullimet e të nxënit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427