“Analfabetizmi i fshehtë”, Nora Malaj: 40% e moshës 25-45 vjeç pa arsim bazë

“Një nga problemet më të mëdha që ne do të përballemi shumë shpejt është fakti që kemi një kategori 30-40% të moshës nga 25-45 vjeç, të cilët nuk kanë bërë as arsimin bazë. Është kategoria e atyre njerëzve që dikur kanë ikur jashtë; kanë bërë punë sezonale; janë rikthyer prapë dhe janë pa arsim”, Nora Malaj.

Pedagogia Nora Malaj paralajmëroi se vendi ynë do të përballet me një problem të madh, që është analfabetizmi i fshehtë.

Në një intervistë në një prej medieve në vend, Malaj u shpreh se 30-40% e moshës nga 25-45 vjeç nuk kanë bërë as arsimin bazë. Sipas saj, kjo kategori e ka edhe të vështirë që të punësohet.  

“Pas kaq vitesh, ne me të vërtetë kemi ndërtuar disa shkolla por kemi përballë fenomenin e shpopullimit, fenomenin e braktisjes, fenomenin e analfabetizmit të fshehtë. A e dini ju që sot po përballemi, ende nuk ka dalë si problem, por po e them sot. Një nga problemet më të mëdha që ne do të përballemi shumë shpejt është fakti që kemi një kategori e cila është nga 30-40% e moshës nga 25-45 vjeç, të cilët nuk kanë bërë as arsimin bazë. Është kategoria e atyre njerëzve që kanë ikur jashtë; kanë bërë punë sezonale; janë rikthyer prapë dhe janë pa arsim”, ka thënë Malaj.

Përgatiti Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si përzgjidhen mësuesit e vitit ose ata më të spikaturit?

Next Article

“Mësuesi i Vitit 2022”, Kushi: Ta duam, ta respektojmë dhe vlerësojmë më shumë figurën e mësuesit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427