MASR do të kallëzojë penalisht shtetasit që kanë fotografuar dhe publikuar testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë në rrjetet sociale gjatë kohës kur provimi ishte ende duke u zhvilluar.
Teksa rreth 34 mijë maturantë në të gjithë vendin po i nënshtroheshin provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, në rrjetet sociale u publikuan foto të tezës së këtij provimi.
Pavarësisht se rregullorja ua ndalon telefonat në klasë nxënësve dhe administratorëve gjatë provimit, varianti “A” i tezës së Gjuhë-Lutersisë u fotografua dhe u shpërnda në “Facebook” rreth gjysmë ore pas fillimit të provimit.
Në një reagim nëpërmjet një postimi në faqen e saj, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka deklaruar se ka ndjekur me shumë shqetësim rastin e sotëm të publikimit të pyetjeve pas fillimit të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Maturës Shtetërore 2021. “Vëmë në dijeni opinionin publik se ky rast, apo çdo rast tjetër i ngjashëm me të, që orkestrohet qëllimisht nga individë të ngarkuar politikisht do të çohen para drejtësisë në mënyrë që të mos cënohet procesi i Maturës Shtetërore”, ka deklaruar MASR.
“Ndjejmë keqardhje që ata gjejnë mënyrën më të pahijshme për të injektuar panik të panevojshëm tek maturantët dhe tek prindërit e tyre, ndërsa duhet të ishin bashkëpunues për të mirën e arsimit. MASR do të kallëzojë penalisht shtetasin, i cili ka publikuar testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë të datës 7.6.2021 në rrjetet sociale gjatë kohës kur provimi ishte ende duke u zhvilluar, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në procesin e Maturës Shtetërore të cilët kanë shkelur rregullat duke fotografuar dhe dërguar jashtë qendrave të provimit këtë test, gjatë kohës që ishte duke u zhvilluar”, thuhet në njoftimin e MASR.
Sipas Ministrisë së Arsimit publikimi i testit në rrjete sociale pasi provimi kishte filluar “NUK ka ndikuar në mbarëvajtjen e këtij provimi, teksa vlen të nënvizohet se i gjithë procesi është zhvilluar në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore”.
“MASR dhe institucionet e saj të varësisë sigurojnë maturantët dhe prindërit e tyre se provimet janë zhvilluar dhe do të zhvillohen me të njëjtin përkushtim e vullnet për të realizuar një administrim të suksesshëm të këtij procesi”, përmbyllet reagimi i MASR.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hello! Do you know if they make any plugins to
assist with SEO? I’m trying to get my site to rank for some targeted
keywords but I’m not seeing very good success.
If you know of any please share. Cheers! I saw similar text here: Warm blankets