Laps kimik apo stilolaps?

Një numër shumë i madh profesionistësh e përdorin zakonisht një leksemë të tillë në bisedat e tyre të përditshme, ose edhe në institucionet shtetërore ku ata punojnë.

U ka kaluar në shprehi tashmë dhe me të madhe përdoret po e njëjta leksemë edhe nga nxënësit, edhe nga vetë arsimtarët e tyre.

Ky formim leksikal është ndërtuar sipas gjedhes së huaj me rrugë përkthimi nga gjuhët sllave (maqedonishtja a serbokroatishtja: “hemijska olovka”) dhe në shqipen letrare si i këtillë,  sipas Qemal Muratit, është një kalk i panevojshëm. Në vend të termit “laps kimik” duhet të përdoret leksema “stilolaps” (një kompozitë e formuar prej dy pjesësh: stilo+laps). “Stilo+laps” do të thotë “lapsi që shkruan si stilograf”. 

Kuptimet e leksemave “stilolaps” dhe“stilograf”, sipas FGJSSH-së:

I.           STILOLAPS m.

Lloj lapsi që shkruan me bojë, i përbërë nga një gyp i hollë i mbushur me bojë të trashë dhe nga një majë prej metali; laps që shkruan si stilograf.

II.           STILOGRAF m.

Mjet për të shkruar, i përbërë nga një gyp që mbushet me bojë dhe nga një majë pene prej metali, tek e cila boja shkon vetiu.

Në FGJSSH është regjistruar edhe fjala“stilokalem”, por kjo fjalë jepet me një përdorim të kufizuar e përdoret shumë rrallë dhe në vend të saj gjithsesi duhet të përdoret leksema “stilolaps”.

Vini re!

Përdoret: Laps kimik. P.sh.: A e ke një laps kimik? Ai shkruan me laps kimik.

Duhet: Stilolaps.P.sh.: A e ke një stilolaps? Ai shkruan me stilolaps

(Nga: MA. Mentor Hajrizi)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Eseja e maturantit "mësuesi i ka duart e lidhura!”

Next Article

Njihuni me shkollën që mban emrin e nxënëses së saj

Related Posts