Protesta e maturantëve, drejtorja e QSHA-së Rezana Vrapi: Pyetjet nuk janë jashtë programit, s’kanë as gabime shkencore (2020)

Pretendimet e maturantëve drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore i lidhi me ndryshimin e metodologjisë së testit, pasi ky është brezi i parë i maturantëve që provohet për të mësuarit me kompetenca.

Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore thotë se protestat e maturantëve kanë bërë që të rishikojnë testin e Gjuhë-Letërsisë. Ajo tha se, ka pasur një takim me mësues të gjimnazeve ku asnjë prej tyre nuk ka ngritur pretendime qoftë dhe për një pyetje të vetme.

“Kemi pasur një takim me një grup të konsideruar mësuesish, të cilët ishin nga gjimnazet kryesore të Tiranës por edhe të rretheve dhe kemi diskutuar mbi pretendimet e maturantëve. Çuditërisht nga askush nuk kishte pretendime. Pati diskutime në lidhje me pyetjet por dy gjëra dolën në përfundim të këtij takimi: E para, asnjë pyetje nuk është jashtë programit të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e dyta, asnjë pyetje nuk ka gabime shkencore”, u shpreh znj. Vrapi.

Pretendimet e maturantëve drejtorja e Qendrës Së Shërbimeve Arsimore i lidhi me ndryshimin e metodologjisë së testit, pasi ky është brezi i parë i maturantëve që provohet për të mësuarit me kompetenca.

“Ka pyetje që nxënësit kanë hasur vështirësi për shkak të natyrës së testit që kërkon njohuri me kompetenca. Kanë pasur tre vjet për mësimin me kompetenca, është brezi i parë që finalizohet nga të mësuarit me kompetenca. Në fillim u tha se është kopjuar, kjo është fyese. Nuk është kopjuar asnjë pyetje, këtë e them me garanci të plotë”, tha znj. Vrapi.

“Programi ku specifikohen kompetencat janë dhe çfarë nxënësi duhet të zotërojë. Ne nuk testojmë më informacion dhe riprodhim por çfarë je në gjendje të bësh me aftësitë që ke. Këto nxënësi duhet t’i këtë mësuar gjatë 3 viteve. Nuk ka më riprodhim, duhet të fillojnë të mendojnë dhe gjykojnë”, shtoi ajo.

Lidhur me pyetjen që u kthye dhe në simbol të protestës, ajo që kishte të bënte me një situatë të caktuar dhe personazhi kryesor ishte Turi, znj. Vrapi tha se, testi është verifikuar nga katër persona para se të miratohej.

“Historia e Turit është verifikuar nga katër persona. Jepen katër alternativa dhe tre prej tyre nuk shkojnë me logjikën e tekstit. Kam përshtypje që është bërë njëlloj vorbulle nga dikush që i ka pëlqyer kjo gjë, nuk e di. Historia është libër nga ku është shkëput. Nga një kontroll i pjesshëm që u është bërë testeve, drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore thotë se, nuk ka vërejtur ndonjë problem pasi maturantët janë përgjigjur sakë. Nga disa rezultat paraprake, nuk shoh asnjë lloj problematike. Nëse një pyetje nuk zgjidhet nga asnjë patjetër që ka probleme, nëse është zgjidhur nga një përqindje e caktuar do të thotë se nuk ka pasur asnjë problem”, përfundoi znj. Vrapi.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Tregim me titull "Parfumi"

Next Article

Të mësuarit përmes humorit, ja mësuesit më karizmatikë

Related Posts