Poezia “Nënës”


Poezi e ndjerë kushtuar nënës, në prag të tetë marsit. Studentja e letërsisë, Kleida Peçulaj, ia dedikon këtë poezi asaj që meriton të festojë çdo ditë të jetës, nënës.

Nënës

Nënë,

Jetën e kemi çdo ditë në fije të perit,

Se fatet, ditën e tretë,

Caktohen që nga lart.

Ditën, nuk e dimë kur e kemi,

Por është mirë ta lemë nga një amanet,

Edhe pse ti do luash vendit…

Nënë,

Jetën e kemi çdo ditë në fije të perit,

E prap harrojmë të themi, “Të dua!”

E prap harrojmë ta rrokim njëri-tjetrin.

Nënë,

Kur do na vijë ora,

Unë e ti s’e dimë.

E largët të jetë dita, çdo ditë lutemi.

E prapë në fije të perit ajo përkundet.

Nënë,

Ti merak mos ki!

Mos pyet pse, por veç beso!

Beso në Zot e engjëj.

Nënë me lot mos e lag çdo natë,

por as mos të qash nuk dua.

Kur dita të na vijë,

Mua e ty, e ty e mua,

Le të këndojmë, “Vajzën e valëve”,

E botës t’i tregojmë se nga pritja shpëtuam.

Kleida Peçulaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kartolinat për festat e 7 dhe 8 Marsit të krijuara nga nxënësit shqiptar dhe kosovar

Next Article

Për engjëjt e zemrës sime, ata që më kujtojnë ç’mësuese dua të jem

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427