Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Nënat në Indi nuk i dënojnë asnjëherë fëmijët

Prindërit indianë besojnë se t’u bërtasësh fëmijëve nuk ndihmon në edukimin e tyre. Hinduizmi, budizmi dhe islami ndërthuren në këtë vend për të ndarë më së miri traditat e tyre. Edhe fëmijët më trazovaçë iu shmangen dënimeve këtu. Por si të bëhesh një prind i mirë, sipas traditës familjare indiane.

Të jesh i duruar

Fëmijët në Indi mësohen të jenë të sjellshëm që nga lindja me çdo gjë të gjallë. Durimi është një virtyt shumë i rëndësishëm, ndërsa emocionet dhe nervozizmi konsiderohen si vese.

Informacion i kontrolluar

Prindërit zakonisht i kufizojnë fëmijët e tyre për të parë televizor. Një qasje e tillë është shumë e rëndësishme sot, kur interneti dhe televizori mund të ndikojnë negativisht në personalitetin e fëmijës, në disa raste dhe të rrezikshme.

E para vjen sjellja

Gratë indiane janë veçanërisht të kujdesshme në lidhje me etikën në tryezë dhe u mësojnë fëmijëve të tyre sjellje të përshtatshme. Në moshën 2-vjeçare, një fëmijë falet kur luan me ushqimin, por në moshën 10-vjeçare, një sjellje e tillë nuk tolerohet.

Të japësh një shembull të mirë

Prindërit në Indi mendojnë se zakonet e tyre do të ndikojnë në karakterin e fëmijëve në të ardhmen, kur ata të rriten. Kjo është arsyeja se pse ata nuk i qortojnë fëmijët, por u tregojnë me shembullin e tyre se si duhen bërë gjërat. Edhe brezat e vjetër shpesh marrin pjesë, pasi disa familje mund të jetojnë nën një çati.

Një lidhje e ngushtë

Mjekët indianë rekomandojnë që nëna dhe fëmija të flenë së bashku në mënyrë që të mund të ndihen të qetë kur qëndrojnë afër njëri-tjetrit. Nëse një fëmijë është i shqetësuar, nëna e merr menjëherë në krahët e saj.

Të mendosh me zë të lartë

Edukimi shkollor ka të bëjë me spiritualitetin dhe tolerancën. Fëmijët mësohen t’i thonë mendimet e tyre me zë të lartë dhe t’i diskutojnë ato. Sistemi shkollor vetë i stimulon ata që të zbulojnë potencialin e tyre.

Tabutë e mësuesve

Mësuesit indianë duhet të jenë shumë tolerantë: ata nuk mund të tregojnë pakënaqësi ose të kërkojnë diçka që nuk e bëjnë vetë. Shpesh mësuesit mblidhen për të diskutuar rregullat dhe sjelljet e tyre dhe jo të fëmijëve.

“Më mirë se ti”

Detyra kryesore për çdo student është të përmirësojë veten. Çdo muaj, studentëve të suksesshëm u jepen karta speciale. Fëmijët indianë përpiqen të jenë më të mirë se vetja dhe jo se dikush tjetër.

Qëndrim joformal

Mësuesit nuk hezitojnë të tregojnë dashurinë e tyre për studentët. Megjithatë, ata nuk kanë nxënës të preferuar, sepse çdo fëmijë ka nevojë për nxitje.

Ashtu si në çdo vend, edukimi indian dhe parimet edukative bazohen në mentalitetin e vendit. Megjithatë, nuk ka asgjë të gabuar në marrjen e mësimeve prej tyre, duke u bërë kështu më i këndshëm dhe më i duruar me fëmijët.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Roli i drejtorit në krijimin e klimës pozitive në shkollë

Next Article

Mësues, mos e ndani klasën në: Djem dhe vajza!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481