Aron Koni, kampioni i pingpongut

Aroni është një djalë fjalëpakë dhe shumë i sjellshëm. Ai është 14 vjeç dhe aktualisht ndjek klasën e 9-të. Pasioni më i madh i Aronit mbetet sport i pingpongut.

Aroni është një djalë fjalëpakë dhe shumë i sjellshëm. Ai është 14 vjeç dhe aktualisht ndjek klasën e 9-të. Përgjegjësitë e tij janë të shumta dhe e ndjek me shumë seriozitet procesin mësimor në të gjitha lëndët. Aroni është shumë i sjellshëm dhe me qetësinë dhe mençurinë që ka gëzon respektin e shokëve dhe shoqeve të klasës, si dhe të stafit akademik. Serioziteti dhe përkushtimi i tij e bën kaq të respektueshëm Aronin.

Pasionet e Aronit

Pasionet e Aronit janë sportet, si pingpong, basketboll, biçikleta. Kohët e fundit Aronit i pëlqen edhe shahu, i cili po kthehet në pasion për të. Shpeshherë ai luan shah me babin e tij. Në kohën e lirë Aronit i pëlqen të shëtisë në park me biçikletë. Aroni del me shokët nga parku i liqenit artificial dhe sigurisht qё si çdo fёmijё tjetër nё ditёt e sotme, pёlqen tё luajë edhe lojëra kompjuterike. Pasioni më i madh i Aronit mbetet sporti i pingpongut.

Dita e Aronit

Si çdo nxёnёs nё klasё tё nёntё, Aroni shkon çdo ditё nё shkollё, dhe e frekuenton rregullisht atë. Ai nëpërmjet punës së tij serioze ka rezlutate të lartë në mësime. Pasi pёrgatit mёsimet ai stёrvitet nё ping-pong, sport tё cilin ka qё nё klasёn e katёrt qё e luan. Sportin e pingpongut e ka filluar i nxitur mё shumё nga babi i tij duke luajtur së bashku me të, te parku i lojёrave pranё liqenit artificial, sepse ata si familje, prindërit dhe Aroni me motrën e tij më të vogël, dalin shpesh nё park. 

Babi i tij e vuri re që ping-pongu i pёlqente si sport dhe nxitoi t’i gjente njё kurs, ku tё trajnohej dhe pas kёsaj Aroni nuk është ndarë më nga ky sport. Tashmë pingpongu është pjesë e pandarë e Aronit dhe sporti i tij i preferuar. Ai ka provuar tё luajë futboll pёrpara se t’i pёrkushtohej pingpongut. Por ka kuptuar që i pëlqen më shumë pingpongu sesa futbolli. Duke qenë se është një djalë i qetë dhe fjalëpak, Aronin e tërheq më shumë pingpongu, sepse ёshtё njё sport qё kёrkon qetёsi dhe pёr mё shumё i pёrshtatet me karakterin e tij sepse ështё njё sport individual.

Aroni si kampion

Puna e palodhur dhe stërvitja intensive e ka shpërblyer Aronin duke marrë disa çmime. Ai është kampion kombёtar pёr moshёn 15 vjeçare (U 15). Gjithashtu vitin e kaluar ka fituar kampionatin kombёtar pёr 19 vjeçarёt dhe njё turne tё hapur nё Malin e Zi. Prej dy vitesh Aroni pjesё e ekipit kombёtar pёr 15 vjeçarёt dhe për moshat e rritura. 

  • Kampion kombëtar U 19- 2021
  • Nënkampion kombëtar U 15- 2021
  • Fitues në turin e hapur ndërkombëtar “Trofej Podgoricë” U 15- 2021
  • Kampion kombëtar U 15- 2022
  • Anëtar i ekipit  kombëtar të pingpongut për U 15 dhe të ekipit të të rriturve për dy vite rresht 2021-2022
  • Nënkampion kombëtar  U 19- 2022
  • Fitues i vendit te dytë në “Open Balkan School sport games “ 2022
  • Top 20 U 15 në kampionatin ballkanik të pingpongut
  • Fitues i vendit të dytë në turin  e hapur “Herceg Novi Open” 2022

Planet e Aronit për të ardhmen

Aroni na thotë se njё nga planet e tij nё tё ardhmen e afёrt ёshtё tё dalë kampion pёr moshat e rritura dhe tё arrijë rezultate shumё tё mira nё kampionatet ballkanike ku ka dy vjet qё merr pjesё pёr moshat 15 vjeçare.

Qёllimi kryesor i Aronit në jetë është, të ketë arritje shumё tё mira nё shkollё, që tё bёhet njё sportist i suksesshёm dhe sikundёr i thonё edhe prindёrit tё jetë mbi tё gjitha njё njeri i mirё. Prindërit e shoqërojnë Aronin në çdo hap që ai hedh duke e mbështetur dhe përkrahur kudo. Aroni e do shumë familjen e tij dhe përpiqet me çdo mënyrë ta shprehë këtë dashuri duke qenë një djalë shembullor.

Nga Iriana Papamihali

Artiste, mësimdhënëse, autore teksteve shkollore

© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Aron Koni, kampioni i pingpongut

Next Article

Pse aktivitetet edukative janë të rëndësishme për parashkollorët?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427