Personalizimi, individualizimi dhe diferencimi i nxënies

Ky është një artikull i mirërealizuar nga matematikani Lekë Pepkolaj në lidhje me ndryshimet ndërmjet nxënies së individualizuar dhe nxënies së personalizuar. Ndryshimet e pasqyruara në tabela ua bëjnë më të qartë këtë çështje e cila është shumë e rëndësishme për ju si mësimdhënës.

Ictor Garsià Hoz është studiuesi i parë që në vitin 1981 ka përdorur termin “personalizim” në kontekstin e shkencave të edukimit. Më vonë në 2004 termi u përdor nga David Miliband në të cilin thotë se: “të mësuarit e personalizuar duhet të jetë rruga për të vazhduar dhe për të siguruar suksesin shkollorë të nxënësve”.

David Hargreaves ka përcaktuar nëntë hapa, për të siguruar personalizimin e të nxënit, të cilat përkthehen në:

  • dëgjimin e zërit të nxënësit, 
  • vlerësimin e të nxënit, 
  • të mësuarit për të nxënë, 
  • vlerësimin e teknologjive të reja, 
  • vlerësimin e drejtimit të nxënies, 
  • orientimin dhe informacionin, 
  • veprimet mbështetëse dhe përgatitore, 
  • zhvillimin e fuqisë për të punuar, 
  • organizimin dhe planifikimin e sistemit shkollor.

Pika thelbësore e personalizimit qëndron në dhënien e mundësisë nxënësit të angazhohet për të nxënë, në stilet e tij konjitive dhe për të ndjekur qëndrimet dhe prirjet e veta.

Për Massimo Baldacci individualizimi i referohet: “asaj familje strategjishë didaktike, qëllimi i së cilës është të garantojë të gjithë nxënësve arritjen e kompetencave themelore të kurrikulës, përmes ndryshueshmërisë së drejtimeve të mësimdhënies” ndërsa personalizimi i referohet: “asaj familje strategjishë didaktike, qëllimi i së cilës është t’i sigurojë secilit nxënës formën e tyre të përsosmërisë konjitive, përmes mundësisë së zgjedhur të kultivimit të fuqive të tyre mendore”.

Për Bray dhe Mc Claskey diferencimi i referohet një edukimi të përshtatur për preferencat e të nxënit të subjekteve të ndryshëm. Objektivat e mësimit janë të njëjta për të gjithë nxënësit, por metoda ose qasja e mësimdhënies ndryshon sipas preferencave të të nxënit të secilit nxënës ose sipas asaj që kërkimi shkencorë sugjeron si metoda më e mirë për nxënësit me nevoja të veçanta.

Termi individualizim është përdoret edhe si sinonim i personalizimit për të treguar: “një rrugë të mësimdhënies, të formimit dhe nxënies që konsiston në përshtatjen e ndërhyrjeve didaktike ndaj karakteristikave individuale të subjektit për t’a ndihmuar atë të rritet në mënyrat më të mira të mundshme”.

Rëndësia e respektimit të dallimeve individuale në lidhje me interesat, dëshirat, nevojat, stilet e të nxënit dhe përvojat e mëparshme, sugjeron një qasje metodologjike të ndikuar nga psikologjia dhe didaktika e diferencuar që rregullon praktikat mësimdhënies/nxënies me nevojat e secilit nxënës, duke kuptuar personalizimin si një burim në dispozicion të mësuesve dhe të formimit. Mungesa e dallimit midis këtyre modeleve sjell një ide të personalizimit akoma të përqendruar mbi mësuesin dhe proceset formuese dhe jo mbi subjektin që nxën.

Ndryshimet ndërmjet nxënies së individualizuar dhe nxënies së personalizuar jepen në tabelën e mëposhtme: 

IndividualizimiPersonalizimi
Të njëjtat objektiva për të gjithëObjektiva të ndryshme për secilin
Zbatimi i strategjive të ndryshme didaktike për të –fituar kompetencat kryesoreZbatimi i strategjive të ndryshme didaktike për të nxjerrë aftësinë personale
Kurrikula përcaktohet nga stafi pedagogjikKush nxën merr pjesë aktivisht në ndërtimin e rrugës së tij
Vlerësimi ose nxjerrja në pah e përmasës konjitive të atij që nxënVlerësimi i të gjitha përmasave të nxënësit, pra jo vetëm atë konjitive
Vlerësimi i njohurive të mëparshme, kompetencave formale dhe jo formaleVlerësimi i njohurive të mëparshme, kompetencave, aftësive formale dhe jo formale
Aftësia e vetëdrejtimit për atë që nxën është dytësoreVetëdrejtimi është një aftësi parësore
Mësuesi ka një rol kryesorëTutori ka një rol kryesorë

Referuar treguesëve të dhëna nga Departamenti Amerikan i edukimit dhe përvoja e tyre praktike, Bray & Mc Claskey(2013) veçojnë tre modelet e mëposhtëm, duke nxjerrë në pah karakteristikat themelore dhe dalluese të personalizimit të nxënies, pra edhe vënies në qendër të nxënësit.

PersonalizimiDiferencimiIndividualizimi
Personi që nxënMësuesiMësuesi
Drejton nxënien e tijJep instruksione një grupiJep instruksione vetëm një personi
Lidh nxënien me interesat, talentin, pasionet dhe frymëzimet që kaRregullon nevojat e nxënies së grupeve të ndryshmeRregullon nevojat e nxënies për individin
Merr pjesë aktive në skemën e nxënies së vetProjekton klasën mbi bazën e nevojave të nxënies së grupeve të ndryshmePërshtat leksionet në bazë të nevojave të nxënies individuale
I vetëdijshëm dhe përgjegjës për nxënien e tij i cila përfshin mendimet e tij dhe zgjedhjen se si dhe çfarë të mësojëPërgjegjës për një sërë udhëzimesh për grupe të ndryshmePërgjegjës për ndryshimin e udhëzimeve bazuar në nevojat individuale
Identifikon qëllimet për planin e të nxënit dhe rregullon praktikat me ndihmën e mësuesitIdentifikon të njëjtat synime për grupe të ndryshmeIdentifikon të njëjtat synime për të gjithë me qëllime specifike për individët që marrin një mbështetje individuale
Zhvillon aftësi për të zgjedhur dhe përdorur teknologjinë dhe burimet e duhuraZgjedh teknologjitë dhe burimet për të mbështetur nevojat e të nxënit të grupeve të ndryshmeZgjedh teknologjitë dhe burimet për të mbështetur nevojat e nxënies individuale
Ndërton një rrjet nxënësish, ekspertësh dhe mësuesishMbështet grupe të nxënies së varurKupton që individi është i varur dhe e mbështet atë
Tregon mjeshtëri të lëndës në një sistem të bazuar mbi një model kompetencashMonitoron nxënien bazuar në leksione dhe nivele të ndryshmeMonitoron nxënien bazuar në leksione dhe nivele të ndryshme
Bëhët i vetëdrejtuar, monitoron përparimin e tij dhe reflekton në zotërimin e kompetencave dhe aftësivePërdorë të dhëna dhe vlerësime për të modifikuar mësimin dhe jep feedback për grupet dhe individëtPërdon të dhëna dhe vlerësime për të raportuar progresin e të nxënit të individit

Lekë Pepkolaj, matematikan me gradën PhD

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shtatë shkaqe të frikës që shpjegojnë pse ne u shmangemi disa gjërave në jetë

Next Article

Mënyra si të ndaloni së menduari për shkollën dhe punën gjatë pushimeve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427