Përkushtim për fëmijët me autizëm në shkollat e zakonshme

Fëmijët me autizëm kanë disa dallime nga të tjerët. Ata kanë vështirësi të ndjeshme ne marrëdhëniet sociale, vështirësi në komunikimin verbal dhe joverbal, shfaqje e interesit për një numër të kufizuar gjërash dhe vështirësi në përballimin e stresit…

Sa bukur është të jesh fëmijë! Fëmijët janë jeta jonë dhe dashuria e pafund për ne, njerëzit. Duke patur parasysh fëmijën ndryshe duhet te nisemi nga llojet e çrregullimit të zhvillimit (PDD) të cilët janë 5 dhe midis tyre është autizmi. Fëmijët me autizem kanë disa dallime nga të tjerët. Ai ka vështirësi të ndjeshme ne marrëdhëniet sociale, vështirësi në komunikimin verbal dhe joverbal, shfaqje e interesit për një numër të kufizuar gjërash dhe vështirësi në përballimin e stresit. Ai është një spektër, ku shkaku psikogjenik është përjashtuar dhe duhen bërë kërkime empirike që mbeten jobindëse në lidhje me marrëdhënien midis autizmit dhe aulogjenit psikologjik. Mund të ketë raste që shkaqet mund të jenë, infeksionet virale gjatë shtatzanisë dhe lindjes, faktorët mjedisorë, alergjitë. Fëmijët janë jeta jonë dhe dashuria e pafund për ne, njerëzit. Duke patur parasysh fëmijën ndryshe duhet te nisemi nga llojet e çrregullimit të zhvillimit (PDD), të cilët janë 5 dhe midis tyre është autizmi. Fëmijët me autizëm kanë disa dallime nga të tjerët. Ai ka vështirësi të ndjeshme ne marrëdhëniet sociale, vështirësi në komunikimin verbal dhe joverbal.

Janë mes nesh dhe jemi mes tyre çdo ditë!

Në kurrikulat e arsimit fëmija autik përballet me fushat kurrikulare dhe ato më problematiket janë të folurit, ku ato imagjinojnë sikur kanë nevojë për diçka, por nuk kanë mjete për të komunikuar. Në këto raste perdoren edhe shenja edhe karta për të shprehur nevojën. Është edhe lidhja shoqërore ku kemi komunikimin e kulturuar me këto fëmijë, ku i konsiderojmë njerëz ndryshe dhe shumë të mirë ne lidhje me ne. Midis tyre rëndësi kanë sjelljet e tyre që kemi vënë re dhe ç’funksion kane ata. Përderisa fëmija i kalon vështirësitë në këto fusha bëhet lidhja direkte me fushat e tjera problematike.

Është integrimi ndijor që bëhet hap pas hapi p.sh. drita, tingujt, aroma, shijet dhe pëlhurat. Nuk ka gjë më të bukur kur rasti i0 lojërave me të funksionon në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe jo nëpërmjet sarkazmave. Tek komunikimi shoqëror rëndësi ka gjuha e trupit, lakimet vokale, zgjedhjeve e fjalëve, idiomat dhe krijimi i shprehjeve të përshtatshme shoqërore. Përveç kësaj kemi edhe rregullimin emocional si dhe strategji të kufizuara të komunikimit shoqëror.  Patjetër që hasim vështirësi me individët, të cilët ato i  vendosin marrëdhëniet me të tjerët dhe i ruajnë ato.

Përshtatja me mjedisin social

Edhe në shfaqjen e sjelljes së përshtatshme sipas rrethanave, ato krijojnë lidhje me njerëzit, objektet dhe ngjarjet. Kur bëjmë vlerësimet tremujore të fëmijes, nisemi nga disa pika të forta autizmi. Që në fillim kemi modelimin dhe gjeëegjezat të cilat i zhvillojnë te përceptuarit. Më pas vazhdojmë me të mësuarit pamor dhe estetik. Ka raste të fëmijës me inteligjenca të shumëfishta, por fëmija autik është në gjendje të bëje vetëm një veprim duke u nisur nga puna e dhënë.

Gjithmonë duhet të ndiqet rutina e saj dhe ai do të japë përgjigje ndaj mjediseve të strukturuara. Gjithmonë në vëzhgimet që i behet ai merr pjesë në procesin e mendimit absolut. Pra ai rregullin, që i mëson nuk e harrron asnjëherë. Gjënë më të thjeshtë që bën fëmija është kopjimi. I jep detyrën përpara dhe ai e kopjon. Është shumë e rëndësishme menaxhimi i sjelljes së tịj. Ketu gjëja kryesore është vëzhgimi. Duhet të shohim çfarë bën çdo minut dhe si sillet me të tjerët. Më parë duhet të nisemi nga faktori i bashkëpunimit duke patur parasysh të drejtat e fëmijës. Cdo gjë duhet të zhvillohet me veprimtari hap pas hapi, jo të ngutemi, por me hapa te vegjël.

Që në fillim duhet të menaxhojmë veten që të jemi të duruar, të dallojmë dhe të pranojmë se këtokarakteristika janë pasojë e natyrshme e aftësisë së kufizuar dhe një zgjedhje për tu sjellë në mënyrë të papërshtatshme. Gjithmonë gjetjen e shkakut të sjelljes mund të konsiderojmë edhe si hapi i parë në ideimin e një ndërhyrje të përshtashme. Duhet gjithmonë të planifikojmë në kohë rrugët që do të ndjekim për tu larguar nga klasa, nëse nxënësi me autizëm shfaq vështirësi në rregullimin e sjelljes. Shmangia e konfrontimit te drejtëpërdrejtë me të kur është i mërzitur është një gjë e rëndësishme, pasi duhet të ulim zërin dhe të mos debatojme me ta. Efikasitet të madh luan gjuha dhe sjellja, ku që në fillim duhet ta shohim sjelljen e fëmijës si komunikim. Nuk duhet ta bombardojmë me pyetje. Duhet ta kuptojmë qëllimin që fshihet pas sjelljes dhe të punojmë me qetësi me sjelljet dhe jo kundër tyre. Do te ishte shumë e bukur të kishim kontaktin me sy, shprehjet e fytyrës, gjestet, fjalët, tingujt dhe fjalitë që i themi atij. Cdo gjë duhet reciproke. Duke përshtatur gjuhën me nivelin e nxënësit arrijmë në një komunikim efektiv. Përdorim forma dhe mjete pamore për të komunikuar dhe përdorim një gjuhë të drejtëpërdrejtë pa sarkazma. E folura e ngadaltë dhe me stil jep pak sekonda kohë të përpunojë informacionin e ri dhe gjithmonë duhet të sigurohemi se ku shikon ai çdo sekondë, çdo orë mësimi ẹtj.

Sjellja

Menaxhimi i sjelljes ka të bëjë dhe me zbulimin e pikave të forta dhe të dobëta të interesit të tịj. P.sh. një fëmijë 8 vjeç ka këto pika të forta:

Është gjihtmonë aktiv (në lëvizje)

Kryen me dëshirë aktivitete

S’ka dëshire të marrë urdhra

Ka dëshirë të terheqë vëmendjen e të rriturve dhe të bashkëpunojë

I pëlqejnë filmat me kartona dhe veçanërisht ato me aksion

Njeh numëratorët deri në 10

Dallon emrin e tịj

Pikturon bukur dhe njeh shumë mirë ngjyrat

Për pikat e dobëta, vështirësite janë:

  • Nivel i lartë energjik
  • Nuk arin të merret me një detyrë për më shumë se dy minuta
  • Nuk di të mbrohet nga rreziqet
  • Humb gjërat, harron fletoret
  • Shpesh krijon shume konfuzion
  • Sjelljet e tiị janë shume të çuditshme
  • Ka vështirësi për tu përqëndruar në një kohë të gjatë
  • Shpesh vizatimet i gris, nuk pranon këshilla
  • Mungesa e vëmendjes sjell vështirësi

Këtë gjë që e pamë pas vëzhgimit tre javor të tịj, arritëm në konkluzionin se kishte vëmendje të pakët dhe vështirësi për t’u përqendruar

  • Tërheqje lehtësisht e vëmendjes nga stimuj të jashtëm
  • Aftësi të varfëra organizativ, harresë, mungesë vëmendjeje, humbje të gjërave që i nevojiten

Normalisht që pas pritshmërisë dhe sfidave aritëm në konkluzionin që:

-Fëmijët në rreth 47 % të rasteve gjatë aktiviteteve kanë ulur hiperaktivitetin në grup, qëndron në gruprreth 9 minuta, zbaton rregullat në rreth 60 % të rasteve. A rrin të kryeje detyrat në 60% te rasteve, merr urdhëra dhe zbaton rregullat . Dallon emrin e tị mes emrave të tjerë, njeh shkronjat e mësuara, shkruan grafikun e shkronjave sipas modelit, numëron deri në 10 mjete karakterizuese, njeh dhe dallon 3 figura gjeometrike, pra arrin të gjejë konceptet matematikore. Menaxhimi i sjelljes ka të bëjë me përfshirjen e prindërve në programet mësimore sa herë ka mundësi, duke mos ulur pritshmërite tona për këtë fëmijë. Gjëja më intersante është për të gjetur analizën e funksionit të sjellje , arsyen pse e kryen atë sjellje dhe në cilen situatë e bën atë sjellje. Këtu rëndësi të veçantë ka vëmendja që I kushton atij. Llojet e sjelljeve problematike janë të ndryshme, por është shumë e rëndësishme të kryhet një vlerësim funksional.

Nga vëzhgimi, me përfshirjen e prindërve në programet mësimore sa hërë ka mundësi, duke mos ulur pritshmërite tona për këtë fëmijë. Gjëja më intersante është për të gjetur analizën e funksionit të sjelljes, arsyen pse e kryen atë sjellje dhe në cilen situatë e bën atë sjellje. Këtu rëndësi të veçantë ka vëmendja që I kushton atij. Llojet e sjelljeve problematike janë të ndryshme . por është shumë e rëndësishme të kryhet një vlerësim funksional.

Ngacmuesi që i paraprin sjelljes:

Situata

Rrjedhoja

MËSIMDHËNIA

Mësimdhënia është e rëndësishme pasi është faza ku fëmija vë në punë të gjitha shqisat . Ajo që nis zhvillimin psikologjik është komunikimi. Komunikimi duhet të jetë i butë dhe i avashtë. Ai duhet të jetë me zë të ulët. Menaxhimi i klasës duhet të jetë sa më i mirë, ku secili nxënës është gati për mësim dhe ka një përqendrim të mirëvnë fillim. Mësimdhënia është e ndërtuar në bazë të PEI , i cili është një plan i dokumentuar që hartohet për nxënësin me aftësi të kufizuara që përshkruan objektivat individuale, përshtatjet dhe modifikimet e nevojshme, shërbimet që duhen marrë nga nxënësi si dhe masat për arritjen e këtyre objektivave.

PEI duhet të përmbajë:

Informacion personal

Anëtaret e grupit përgjegjës për PEI

Nevoja arsimore të vecanta

Aftësite dhe zotësitë

Qëllimet:

Objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë

Dokumentat e duhura

Vlerësimi

Për këto kalohet në disa hapa:

Hapi I – Referimi në komisionin e vlerësimit pranë DAR-it

Hapi II – Vlerësimi I nxënësit nga komisioni i vlerësimit pranë DAR-it

Hapi III- Fitimi i të drejtës për marrjen e shërbimeve

Hapi IV- Hartimi i PEI-it

Hapi V- Zbatimi i PEI-ỉ

Hapi VI- Rishikimi i PEI-I

Hapi VII – Rivlerësimi i fëmijes me autizëm

Prindërit janë anëtarët kyç të ekipit të PEI-it.

Mes nesh barabartë

Rëndësi nga 9 rregullat e arta kanë mjetet ndihmëse, planifikimi i mësimit, ndihma e individualizuar, menaxhimi i sjelljes, përfshirja e klasës dhe puna në grup. Çdo dite duhet të jetë e mbushur me rutina, ku vendosen për të gjithë detyrat ne klasë, që nxënësi të jetë sa më i suksesshëm, rutina i duhet mësuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe plot instruksione , rregula, skeda vizuale. Rëndësi të vecantë kanë kartat dhe mbeshtetja gjatë tranzicioneve. Më e bukur bëhet kur spikasin metodat dhe strategjitë që përdor mësuesi, duke u mësuar që nga përshtatja e mjedisit (mjedisi pa ngacmues) ku rregullat të jenë të kuptueshme dhe të dukshme. Kjo përshtatje e mjedisit rrit pavarsinë dhe dëshiren e fëmijës për të mësuar. Duke mbetur me shpresën që çdo fëmije ka të drejta të barabarta, them që dhe një fëmijë autik mund të bëhet i aftë për jetën dhe ta jetojë jetën i lumtur bashkë me ne, gjithmonë me ne dhe mes nesh.

Florinda Palaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Jeta e një adoleshenti shfaqet si një film i ri, i panjohur nga mësuesit

Next Article

Mbyllet me sukses trajnimi në Vlorë!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427