Palestinezja, kandidate për çmimin botëror të mësueses më të mirë

Mësuesja palestineze, Hanan al-Hroub (43) për shkak të mënyrës së saj të mësimit është në mesin e 10 kandidatëve për çmimin e mësuesit më të mirë në botë që do të ndahet në mars të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në intervistën për AA, Al-Hroub tregoi për metodat dalluese të mësimdhënies të saj nga të tjerët dhe se cila tragjedi e jetës e ka inkurajuar për të punuar me fëmijët.

Metoda ime e mësimdhënies është e fokusuar në promovimet kundër dhunës me mënyrën e të mësuarit nëpërmjet lojës. Metodat e mësimdhënies që unë përdor, ndihmon në zgjidhjen e disa problemeve të sjelljes midis nxënësve. Pushtimi izraelit ka ndikuar në ndryshimin e sjelljes në mesin e fëmijëve. Duke përdorur metodat e mia, kam arritur të kapërcej këto probleme duke mundësuar formimin e një brezi të ri paqedashës dhe bashkëpunues”, tha mësuesja palestineze.

Metodat të cilat i përdor ajo e kanë çuar deri në pozitën e finalistes në konkurrencën globale, ku është futur në mesin e 10 më të mirëve në garën për mësimdhënësin më të mirë në botë. Themelues i këtij çmimi është Fondacioni Varkey me seli në Britani dhe në zgjedhje hynë të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët e shkollave publike dhe private në botë, nga kopshti deri në shkollë të mesme.

Çmimi për mësuesin më të mirë ndahet çdo vit për edukatorët të cilët japin kontribut të madh në profesion. Fituesi do të marrë çmimin në vlerë prej një milionë dollarë në ceremoninë që do të mbahet në mars.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Gjelosh Marku, aktori që dha shumë e nuk mori asgjë!

Next Article

Pavarësia e Kosovës në penën e Zyrafete Hoxhës

Related Posts