Kaligrafia e Prakriti Malla konsiderohet si shkrimi më i bukur në botë

Shkrimi më i bukur në botë është konsideruar shkrimi i Prakriti Malla nga Nepali. Të gjithë mësuesit evidentuan shkrimin e saj të veçantë. Në çdo ese ajo vlerësohej për bukurinë e shkrimit.

Fëmijët zhvillojnë aftësitë motorike teksa rriten. Prakriti Malla nga Nepali shquhet për shkrimin e saj mjaft të bukur. Kaligrafia e saj është e mahnitshme. Aftësia e saj e të shkruarit bukur ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës. 

Nxënësja është vlerësuar me çmime të ndyshme dhe në një fjalim të mbajtur mësuesi i saj ka evidentuar rëndësinë e të shkruarit me shkrim dore dhe jo vetëm me kompjuter, sepse në kohët e teknologjisë vihet re një tendencë për të realizuar të gjitha detyrat me kompjuter, mësimet mund të merren online dhe pak nga pak po venitet ideja e të marrit leksione/mësime me shkrim dore. Pjesa më e madhe e detyrave sipas tij janë projekte, të cilat realizohen me kompjuter, ndërsa talenti i kësaj vajze dëshmon të kundërtën.

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Lorela Garuli: Përrallat pasurojnë jetën e fëmijëve

Next Article

Edukimi nuk ndodh kur i rrituri urdhëron!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427