Në foto ju po shikoni Zyrafete Hoxhën. Ajo është në klasën e tretë në shkollën “Gani Elshani” , Krajkovë. Zyrafete Hoxha është një vajzë e talentuar e cila shkruan poezi. Lexoni më poshtë një poezi të cilën ia ka kushtuar ditës së pavarësisë së Kosovës.
Dita e bekuar
Kjo është ditë e shënuar
Kjo është ditë e bekuar
Dita jonë e Pavarësisë
Ditë e shenjtë e lirisë.
Sot dëshmorët i kujtojmë
E heronjtë s’i harrojmë
Lirinë – amanet na e lanë
Për Kosovë jetën e dhanë.
Ditën tënde Kosovë festojmë
E gjithmonë të urojmë
Sot u bënë vite – tetë
Rrofsh moj Kosovë përjetë !
Zyrafete Hoxha, kl. III/1
SH.F.M.U. “Gani Elshani” , Krajkovë
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.