Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Një botë tingujsh të ëmbël nga nxënësja Hera Bushati

Hera Bushati është nxënëse e klasës së shtatë në shkollën “Memorial International School of Tirana”. Me një ndjeshmëri të veçantë, ajo shpalos talentin e saj në piano.

Krahas studimeve, Hera ka zgjedhur të ndjekë një pasion, që është muzika. Instrumentin e pianos ajo e trajton me kaq shumë delikatesë, duke i dhënë jetë tingujve. Të gjithë biem dakord në një pikë “Piano është instrumenti që ngroh shpirtin njerëzor”. Ndaj, edhe Hera, e ndjen njejtë këtë ndjesi të pakrahasueshme që vetëm tingujt muzikorë mund të ta ofrojnë. 

Nxënësja interpreton me një ndjeshmëri të lartë pjesën “Fur Elise”, nga Ludwig van Beethoven, çka na bën të ndihemi krenarë, për të rinjtë që po ushqehen me art të mirë, ndaj Portali Shkollor, i uron vijimësi e shumë suksese në botën e muzikës.  

Ju ftojmë ta ndiqni në interpretimin e saj.

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shekspiri dhe vepra e tij “Hamleti”, Leksioni 8

Next Article

Leximi bën ndryshimin, këshilla për të lexuar më shumë dhe më mirë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481