Nxënësit duhet të kultivojnë të lexuarin

Zgjerimi horizontit me anë të lexuarit bën që nxënësit të zhvillojnë vet një detyrë me shkrim, pa pasur nevojën për ta marrë të gatshme nga interneti, dhe të referojnë mendimet e të tjerëve. Pra nxënësit duhet të kultivojmë të lexuarit. Shkrim reflektues nga mësuesja Dafjola Nepravishta.

Libri është miku më i mirë i njeriut

Kjo shprehje ka shoqëruar breza e breza me radhë, duke na vënë në dukje rëndësinë e të lexuarit si njohjen e një miku të mirë por edhe si një proces që sjell kënaqësi e jo vetëm.

Libri është një botë tjetër që hapet para nxënësve. Kjo botë shpalos ndodhi të ndryshme, personazhe shumëdimensional, zhvillon imagjinatën e vë ne lojë fantazinë në mendjet e tyre.

U jep mësime të vlefshme për jetën, të cilat mund t`i marrin si shembuj suksesi në jetë. 

Të lexuarit u mëson shprehi të reja, formulimin e fjalive të gjata e të bukura me figuracion letrar. Ndihmon në përdorimin e mbiemrave të cilët e bëjnë më të gjallë e tërheqës çdo përshkrim. Njihet  me frazeologjizmat e gjuhës sonë dhe zbërthimin e kuptimeve të tyre. Përdorimin e fjalëve shqipe duke mos i zëvendësuar ato me fjalë të huaja.

Si është marrëdhënia e nxënësve me librin artistik?

Në ditët e sotme, digjitalizimi i shoqërisë dhe përdorimi i internetit ka sjellë “zbehjen” e rëndësisë së librit dhe “distancimin” e tyre prej tij.

Lënda e Gjuhës shqipe është një lëndë që ka nevojë primare për librin artistik.

Zgjerimi horizontit me anë të lexuarit bën që nxënësit të zhvillojnë vet një detyrë me shkrim, pa pasur nevojën për ta marrë të gatshme nga interneti, dhe të referojnë mendimet e të tjerëve.

Duhet të kultivojmë të lexuarit, jo vetëm kur kemi të planifikuar në plan orën e Bisedës Letrare, por edhe në orë të veçantë, dedikuar leximit.

Dafjola Nepravishta, mësuese e Gjuhë-Letërsisë shkolla 9-vjeccare “Qereshnik”, Berat

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Bullizmi virtual dhe ndikimi në psikologjinë e nxënësve

Next Article

Datat se kur do të bëhet zëvendësimi i orëve mësimore të humbura në muajin janar

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427