Leximi bën ndryshimin, këshilla për të lexuar më shumë dhe më mirë

Të lexuarit e librave është pasuria më e madhe që njeriu mund t’i dhurojë vetes. Më poshtë ju njohim me disa këshilla të thjeshta se si mund të lexoni më shumë dhe më mirë, varësisht llojit të librit.

1 – Lexo për kënaqesi ose thënë ndryshe lexo për diçka që të interson ose që ka lidhje me profesionin tënd.

2 – Gjej/kërko një vend të qetë, një vend që nuk të shpërqëndron (jo para televizorit). Duhet të jetë një vend sa më komod.

3 – Ji i vëmendshëm gjatë leximit.

4 – Vendos objektiva ditore, javore ose mujore për procesin e leximit, për shembull çdo ditë mund të lexosh 10 faqe.

5 – Gjithmonë mbaj një libër më vete, nuk i dihet mund të krijohen kushte për të lexuar.

6 – Konsideroje librin mik. Ndoshta mikun më të mire të të gjitha kohërave, për shoqërinë dhe fjalët e të cilit ke nevojë.

7 – Kur nis të lexosh një libër dhe me pas e kupton që nuk të pëlqen, mos u sforco për ta mbaruar dhe të bllokohesh me faktin që nëse nuk mbaroj këtë libër  nuk filloj tjetër. Nëse nuk të pëlqen lëre dhe nis një libër tjetër. Nuk është e thënë që meqë e ke blerë librin duhet ta lexosh me patjetër. Normalisht që mund ta lexosh më vone pra në një moment të dytë.

8 – Mund të lexosh dy libra njëkohësisht që kanë lidhje me njëri-tjetrin. Librat nuk duhet lexuar thjesht për të shkuar nga faqja 1 deri në fund, por për të marrë prej tyre frymëzim dhe ide të reja.

9 – Duhet të çlirohesh nga ndjesia e të mbajturit mend librat. Libri nuk duhet lexuar me idenë që në fund do e japësh provim. Duhet perceptuar si një “udhëtim” që bën me librin.

10 – Duhet të analizosh dhe përcaktosh librat të cilët janë të rëndësishëm për ty.

11 – Largoje celularin nga dora dhe lexo duke mbajtur shënime.  

Konkluzione: Leximi është diçka që duhet të zgjasë gjithë jetën. Ndonjëherë ke vullnet dhe ndonjëherë jo, e rëndësishme është që të jesh i vetëdijshëm për faktin se “rritesh kur lexon” dhe në këtë mënyrë di të zgjidhësh më mirë problemet e tua.

Një fjalë e urtë thotë: Një fëmijë që lexon, bëhet një i rritur që mendon! 


Andrit Hyselli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Një botë tingujsh të ëmbël nga nxënësja Hera Bushati

Next Article

Orë mësimore në lëndën e Filozofisë XI, tema: “Pragmatizmi, filozofi e veprimit”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427