Nisma: Portali Shkollor Albas shpall marsin si Muajin e Mësimdhënësve dhe të Nënave

Portali Shkollor shpall muajin mars si Muajin e Mësimdhënësve dhe të Nënave, ku të gjithë ftohen të bëhen zë për figurën e nënave dhe të mësuesve, në respekt të tyre! Ju mund të na i dërgoni idetë, shkrimet ose projektet tuaja në adresat tona të kontaktit. Kjo do të jetë protesta dhe festa jonë këtë muaj!

7 dhe 8 Marsi, festë apo protestë?! 

Pse jo një muaj kushtuar nënave dhe mësimdhënësve? 

Pse jo një muaj kushtuar gjithë rëndësisë që këto dy figura kanë për mbarë kombin?!

Sigurisht kjo do të ishte një formë proteste për ata që dinë se për çfarë duhet të protestojnë dhe një mënyrë feste për “fitoret” që kanë arritur si mësues ose nëna, femra! Por pse jo edhe një forcë dhe optimizëm për t’ia dalë mbanë kësaj periudhe të vështirë pandemie e për t’i dhënë shpresë një brezi të ri që u përballë dhe po përballet me turbulenca nga më të ndryshmet!

Nisur nga këto dhe me iniciativën e mësuesit bashkëpunëtor Evans Drishti, Portali Shkollor Albas në shkurt lancoi sondazhin mbi nismën që muaji mars të shpallej si muaji i mësimdhëniesve dhe i nënave. 

Plot 1,175 vetë i janë përgjigjur këtij sondazhi, teksa ndjekësve u është drejtuar pyetja: “Si mendoni, a duhet të shpallet muaji Mars si muaji i mësimdhënësve dhe i nënave?”. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Blueprint-i i testit të tremujorit të dytë, Histori XII

Next Article

Mësimdhënia e bazuar në projekte - mësuesja Albana Toçka

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427