Ne prindërit, “kallëpi” që fëmijët përdorin për model në jetë

Fundin e ditës mezi e shoh, madje më ngjason si ato ëndrrat ku ti vrapon e vrapon e këmbet kanë mbetur sërish në vend. Një maratonë përpjekjesh, mpleksur me përgjegjësi, orare, afate, nxitim, marrje fryme, e sërish një buzëqeshje që pret “për tu veshur” prej teje. Audienca jote (ajo që ka rëndësi) nuk t’i ndan sytë një çast.

 Ti je e lemerisur nga pamundësia e persosmërisë dhe mendja çartiset kontinente larg, ndërkohe që audienca jote pret përgjigje dhe buzagaz. Harrova, pret edhe puthje shtrydhëse. Në përpjekjet energjishteruese me kaosin dhe sfidat e çdo dite, audienca jote të vëzhgon pareshtur. Vëzhgon sytë, duart, veprimet dhe zemrën tënde… Ti kujton se mund t’ia hedhësh me marifetet e tua prej të rrituri, por sytë e sinqertë të audiencës të çarmatosin. Audienca jote është gjithmonë e vëmendshme, e gatshme për të thithur çdo sinjal që t’i lëshon në ajër dhe vetëm kur vetëdijësohemi për këtë fakt të pamohueshëm, kuptojmë rëndësinë e të qenit etalon.

Ne prindërit, jemi “kallëpi” që fëmijët përdorin për model në jetë. Edhe në momentet më të parëndësishme për ne, fëmijët (audienca) shikojnë dhe fotografojnë në kujtesën e tyre, qëndrimet dhe reagimet tona.

Prindërit shumëëëëëë herë e harrojnë faktin që jemi “nën vezhgim” pareshtur dhe se çfarë rëndësie ka jeta dhe tiparet e zemrës sonë. Audienca jonë nuk është e pamend, ajo është tejet inteligjente dhe intuitive. Ah edhe diçka, audienca dhe ne do të jemi së bashku një jetë të tërë, ndaj çdo hapi, çdo fjalë, çdo veprim e vendim duhen marrë me maturi dhe përgjegjshmëri që kur ne të mos jemi më aktorët kryesore, audienca të vazhdojë e sigurt udhëtimin e vet drejt përjetësisë.

Edi Gogu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ndryshoje ti atë që unë s'arrita ta ndryshoj (... vajzës sime)

Next Article

"Tung!", formë e saktë apo e gabuar?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427