Në gjuhën e të rinjve dhe të nxënësve përdoret “Tung!”, te një shtresë e njëjtë e shqipfolësve “Tungat!” dhe te shtresa e më të vjetërve “Tunjatë!”.
A janë këto forma të sakta dhe kur duhet të përdoren?
Format e paraqitura nuk janë aspak të sakta. Forma më e drejtë është përshëndetja e lashtë shqipe “Tungjatjeta!”. “Tungjatjeta!”, sipas gjuhëtarëve, është shkurtim i brendshëm nga “T’u ngattë jeta!” ose “T’u zgjattë jeta!”.
Në ligjërimin tonë të përditshëm, në të folur e në të shkruar, e përdorim shpesh shprehjen pasthirrmore “Tung!” në fund të një bisede me dikë. “Tung!” është formë krejtësisht e gabuar, por nëse përdoret është më e drejtë të përdoret në fillim të bisedës dhe jo në fund të saj.
Formë e gabuar: Tung!Formë e drejtë: Tungjatjeta!
PASSHKRIM: FGjSSh-ja, sqaron:
TUNGJATJETA
1. Përdoret si përshëndetje kur takohemi me dikë, me kuptimin «t’u zgjattë jeta»! Tungjatjeta, si je?
2. Përdoret kur duam ta bëjmë bisedën të thjeshtë e të ngrohtë ose kur duam të qesëndisim. Tani, or tungjatjeta, s’ka më kisha a xhami. Jo, or tungjatjeta, s’kam ngenë. Pse, or tungjatjeta, pak të kanë ndihmuar?
MA. Mentor Hajrizi
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
55032 873286Was koche ich heute – diese Frage stellen sich tag fuer tag viele Menschen. Und wir haben tag fuer tag die perfeckte Antwort darauf! Besuchen Sie uns auf unserer Webseite und lassen Sie sich von uns beraten . Wir freuen uns auf Sie! 835133
380889 952245So funcy to see the article within this blog. Thank you for posting it 524445