Ndryshoje ti atë që unë s’arrita ta ndryshoj (… vajzës sime)

Premto që çdo ditë do të rezervosh një akt dashurie ndaj vetvetes. Lajmi i mirë, E Mira Ime, është se LUMTURIA NDËRTOHET. I ke ti vetë të gjitha mundësitë për ta pasur jetën të mbushur plot lumturi dhe me gjëra të bukura.

“Kam shumë për të të thënë, E Mira Ime, por më parë pyet mendjen tënde, pyet emocionet e tua, drejtoja këto pikëpyetje Shpirtit tënd; pyete për atë që të nevojitet dhe të jesh e bindur që nuk do mbetesh pa përgjigje. Unë do të jem aty duke të të dëgjuar, duke të të mbështetur, duke të të përkrahur. Do të jem pranë teje…”

Sa herë na ndodh të heqim dorë e të mos i dëgjojmë dëshirat tona! Sa herë na ndodh t’i mbysim ëndrrat e t’u themi “jo” projekteve tona! Sa herë na ndodh të anashkalojmë etapa të tëra të jetës, të drejtat, atë që na përket! Merret lehtë me mend se situatat me të cilat përballemi shpesh na ndalojnë t’i përmbushim tërësisht të gjitha këto.

Lajmi i mirë, E Mira Ime, është se LUMTURIA NDËRTOHET. I ke ti vetë të gjitha mundësitë për ta pasur jetën të mbushur plot lumturi dhe me gjëra të bukura.

Duhet të dish se të gjitha ndjenjat brenda teje janë vetëm të tuat, se edhe kur dikush largohet (me apo pa dëshirën e tij nga kjo botë), duhet të gjesh forcë t’u rikthehesh ndjesive dhe mendimeve më të bukura, sepse janë të tuat, të përkasin ty dhe i ke vetëm ti nën kontroll.

Hiq dorë nga të qarat e ankesat. Mëso të vlerësosh atë që ke, në vend që të ankohesh për çfarë nuk ke. Ankesat dhe të qarët marrin shumë energji, të shterojnë, të bëjnë të ndihesh e hidhëruar e fatkeqe. Shpenzoji gjithë energjitë pozitive për të jetuar çdo çast të jetës sate. Do të të ndodhë të derdhësh dhe lot. S’ka gjë, lotët do të largojnë prej teje trishtimin dhe do të ndihesh më e lehtësuar.

Jepi dashuri vetes. Duhet t’i thuash vetes gjëra të bukura, ta mbështesësh atë, të jesh e varur nga vullneti për t’i përmbushur të gjitha projektet, dëshirat, të kujdesesh për të dhe ta duash në sa më shumë mënyra të jetë e mundur.

Nëse ke një dëshirë apo një ëndërr e nuk arrin ta përmbushësh në mesataren e kënaqshme, arrije në atë mesatare që mundesh, përshtatu me realitetin tënd, mundësitë dhe kushtet që ta mundësojnë këtë. Por mos bëj gabimin e rëndë të heqësh tërësisht dorë prej tyre. Kërko shtegun që do të të sjellë veç shkëndija drite dhe realizimesh.

Premto që çdo ditë do të rezervosh një akt dashurie ndaj vetvetes. Një gjë e tillë mund të arrihet në shumë mënyra: bli ato gjëra që të pëlqejnë, gjej kohën tënde për të biseduar me ndonjë mik të rëndësishëm, ose edhe për të ndenjur vetëm (pse jo?). Organizoje kohën në mënyrë të atillë që të kesh mundësi të ndjekësh filmin e parapëlqyer në kinema, lër një takim me mjekun për të mësuar nga se të vjen ai shqetësim i vogël fizik. Ndrysho gjithçka nëse duhet të përballesh me një sfidë a projekt. Dhe thuaj vetes: UNË MUNDEM!

Nëse do të më pyesësh, unë do të të them: “Kam shumë për të të thënë, E Mira Ime, por më parë pyet mendjen tënde, pyet emocionet e tua, drejtoja këto pikëpyetje Shpirtit tënd; pyete për atë që të nevojitet dhe të jesh e bindur që nuk do mbetesh pa përgjigje. Unë do të jem aty duke të të dëgjuar, duke të të mbështetur, duke të të përkrahur. Do të jem pranë teje…”

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Floriana Hima: Krahasimi, “hajduti” i potencialit dhe motivimit

Next Article

Ne prindërit, "kallëpi" që fëmijët përdorin për model në jetë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427