Ministrja e MASR mikpret homologun turk, Ziya Selçuk, Kushi: Thellim bashkëpunimi në arsim dhe shkencë (2021)

Pas takimit me homologun e saj, Ziya Selçuk, Ministrja e MASR është shprehur se në mënyrë të veçantë është diskutuar rreth marrëveshjes së nënshkruar në Ankara më 6 Janar të këtij viti.Ministrja ka vlerësuar gadishmërinë e palës turke për hapjen filialit të Universitetit Teknik të Stambollit këtu në Shqipëri.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka mikpritur pranë ambienteve të MASR homologun e saj, Ziya Selçuk, Ministër i Arsimit Kombëtar të Turqisë. 

Gjatë takimit, Ministrja Kushi ka shprehur fillimisht “falenderimet dhe mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në shumë fusha, veçanërisht në arsim me bursa për studentët shqiptarë dhe rikontruksionin e shumë objekteve arsimore”. 

Kushi shprehet se në mënyrë të veçantë është diskutuar rreth marrëveshjes së nënshkruar në Ankara më 6 Janar të këtij viti. 

“Ndërkohë, gjeta rastin të vlerësoj gadishmërinë e palës turke për hapjen filialit të Universitetit Teknik të Stambollit këtu në Shqipëri” – nënvizon Ministrja. 

Në fund, Kushi shprehet se ka shumë besim që pas kësaj vizite, por edhe pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të thellohet jo vetëm në fushën e arsimit, por në të gjitha fushat.  

Nga ana tjetër, Ministri i Arsimit Kombëtar të Turqisë Selçuk, duke e falënderuar Ministren Kushi për ftesën, vlerësoi si të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes së nënshkruar më 6 Janar në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit. Ai u shpreh gjithashtu se do të vizitojë nga afër gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, ku do të shohë nga afër edhe kushtet në të cilat mësimi i turqishtes jepet. 

“S’ka dyshim që ne jemi në ndjekje të këtij procesi të zhvillimit të gjuhës turke në Shqipëri. Jam i sigurtë që edhe në të ardhmen, pavarësisht kërkesave që do të jenë në rritje, jam besimplotë që do të ketë rezultate konkrete në të dyja shtetet”– shprehet Ministri.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Ndonjëherë mrekullitë vijnë së bashku”, ese nga maturantja Irena Ara

Next Article

Maturantët rikthehen në shkolla, Ministrja Kushi: Jemi të përgatitur sipas të gjitha protokolleve 

Related Posts