“Mësuese e di…të duam shumë, na mungon”

“Zysh e di… Të kisha pasur fatin të zhvilloja artin e letërsisë me ty me siguri do kishe ndërtuar një njeri tjetër tek unë, por mbetem e lumtur me mundësinë për të punuar pranë teje dhe ideve të tua kaq unike. E pakrahasueshme…”

Natasha Poroçani, prej shumë vitesh mësuese e letërsisë në gjimnaz, ndau me lexuesit e Portalit Shkollor emocionet e një fjalie që përsëritet shpesh nga nxënësit e ciklit fillor; “mësuese e di…”.

E mësuar tashmë me adoleshntët ky artikull që trajtonte një moshë të vogël erdhi si një surprizë e këndshme për lexuesit, por ajo çka befasoi mësuese Natashën, ishin të tjera fjalë, që nisnin gjithashtu me fajlinë: “Mësuese e di…”:

Dhe ç’duhet të dinte mësuesja nga nxënës adoleshentë (nxënës të saj) e të rritur tashmë (ata, të vjetrit që kanë nisur udhën e jetës):  

 “Mësuese e di… të dua shumë”, shkruan Anjeza Çarhoshi.

“Mësuese e di… profesionalizmi dhe modestia bashkëjetojnë brenda teje në mënyrën më perfekte”, – thotë Rogers Veizi.

“Mësuese e di… që më ka marrë malli kaq shumë të të dëgjoj teksa më këshillon”, – mbush me emocion Çelsea.

“Mësuese e di…” të duam shumë, na mungon, – shkruajnë Noli, Shimela, Klea.

“Proud for you”, –thotë Kristi.

“Zysh Tasha më kënaqe. Ke qenë dhe mbetesh mësuesja ime më e dashur. Ende më mbush plot emocion”, – shkruan Sonila Qosja.

“Zysh e di… Të kisha pasur fatin të zhvilloja artin e letërsisë me ty me siguri do kishe ndërtuar një njeri tjetër tek unë, por mbetem e lumtur me mundësinë për të punuar pranë teje dhe ideve të tua kaq unike. E pakrahasueshme…”,- pohon Dorina Zhuka.

“E meriton zysha gjithë respektin dhe fjalët më të mira jo vetëm nga nxënësit e saj, por dhe më shumë”, -shkruan Stefan Mertenika.

Të të përcjellin tilla fjalë, kjo është surpriza më e bukur e ditës. Ata i treguan se e duan shumë, e vlerësojnë dhe i ka marrë malli për të biseduar me të.

Gjithmonë e gatshme për të dëgjuar dhe këshilluar nxënësit e saj, e dashur dhe kërkuese në të njëjtën kohë, është një nga ato mësueset që të gjithë do donin ta kishin.

Me sa duket, ashtu siç pohon dhe vetë në fund të artikullit: Mësuese Natasha ia ka dalë…

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 699359 108268Most heavy duty trailer hitches are designed utilizing cutting edge computer aided models and fatigue stress testing to ensure optimal strength. Share new discoveries along with your child and maintain your child safe by purchasing the correct style for your lifestyle by following the Perfect Stroller Buyers Guideline. 274410

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mesazhe nga shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”

Next Article

“Microsoft Surface Dial” një mënyrë e re për të krijuar

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427