Gjërat që nxënësit tuaj duan t’ju dëgjojnë të thoni

Ajo që thoni – dhe si e thoni – është po aq e rëndësishme sa ajo që u mësoni nxënësve çdo ditë.

Mësimdhënësit e dinë se komunikimi me nxënësit është një pjesë kyçe e mësimeve të tyre. 

“Edukatorëve u jepet mundësia të rrënjosin te nxënësit një shtysë për të pasur sukses, pavarësisht nga prejardhja e një nxënësi”, thotë Sara Hyde, mësuese. “Çdo mesazh pozitiv që një nxënës merr në shkollë mund të inkurajojë atë të marrë kontrollin në përcaktimin e së ardhmes së tij.”

“Toni në të cilin komunikoni me nxënësit është gjithashtu i rëndësishëm”, thotë psikologia Lisa Damour. “Ju mund të mos keni ndërmend t’i lëndoni nxënësit tuaj me fjalët tuaja, por nëse mësuesit nuk janë të vetëdijshëm për tonin e tyre, ata mund ta bëjnë këtë”, thotë ajo.

Ajo që thoni – dhe si e thoni – mund të ketë një ndikim të madh te nxënësit tuaj. Këtu po japim shembuj të llojeve të gjërave që duhet t’u thoni nxënësve tuaj:

“Mirëmëngjes, Erza!” 

“Ndarja e kohës për të përshëndetur çdo fëmijë ndihmon për të vënë një shënim pozitiv para se t’ia fillojnë ditës”, thotë Jennifer Korte, mësuese e klasës së parë në shkollën fillore Howard në Dearborn, Michigan.

“Si po ia kalon?”

Adoleshentëve në veçanti u pëlqen të trajtohen si të veçantë, thotë Damour. Për të dëshmuar se kujdeseni, tregoni interesim për mënyrën se si po ecin nxënësit në jetën e tyre shkollore dhe personale.

“Faleminderit që provove diçka të re.” 

Suksesi nuk matet domosdoshmërisht nëse një nxënës e di përgjigjen e duhur. Ndonjëherë, suksesi vjen në formën e “rrezikimit”, i cili duhet të festohet – edhe nëse rezultati përfundimtar është dështimi.

Kujtojuni nxënësve tuaj se nëse ata do të dinin gjithçka, nuk do të kishit arsye të ishit ju për t’u mësuar gjëra të reja. Ndani përpjekjet tuaja për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi të sigurt mësimi.

“Le të mendojmë pozitivisht.” 

Kur nxënësit gjenden në telashe, mos u ndalni në anët negative. Në vend të kësaj, jepuni kohë të përballojnë ndjenjat e tyre. Sapo të qetësohen, thuajuni se e dini që do të tregohen më të mirë herën tjetër.

Korte thotë se ajo sigurohet që nxënësit e saj të dinë se ajo e ndan mënyrën se si ndihet për sjelljen ose punën e tyre nga mënyra se si ndihet për ta, duke thënë: “Ti e di që nuk jam e inatosur me ty”. 

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mos paragjykoni prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Next Article

Si të krijojmë kartolina për festat e fundvitit

Related Posts