Disleksia dhe varfëria shënjuan jetën e aktorit me famë botërore Jim Carrey, teksa ai ishte ende fëmijë dhe shkonte në shkollë. Fakti që ishte diagnostikuar me disleksi e pengonte të përballonte mësimet e tij. Por gjithsesi ai ja doli të gjente një zgjidhje për problemin e tij aspak të njohur atëherë!
Disleksia, vetmia dhe fëmijëria e vështirë shënjuan jetën e tij kur Carrey ishte ende fëmijë dhe shkonte në shkollë. Ishte shumë i qetë dhe i vetmuar. Nuk kishte miq dhe fakti që ishte diagnostikuar me disleksi e pengonte të përballonte mësimet e tij. Që të ndihej më mirë në klasë, filloi të tallej me mësuesit e tij dhe shokët e klasës. Si rezultat, u konsiderua ngatërrestar dhe i pandreqshëm. Një profesoreshë kishte shkruar në dosjen e tij:
“Jim gjithmonë përfundon ushtrimet i pari dhe pastaj ç’organizon dhe bezdis klasën. Kur shkon në shtëpinë e tij, patjetër që ulet para pasqyrës dhe imiton veprimet e tij duke u zbavitur
Atëherë, i riu, Carrey, kuptoi se qeshja që shkaktonte tek të tjerët ishte e vetmja mënyrë për të komunikuar me ta. Ky kreativitet ishte fillimi i karrierës së tij aktive. Babai i tij gjithmonë e inkurajonte dhe njihte talentin e tij. Por nuk ndodhte e njëjta gjë me nënën e tij, e cila nuk ngurronte ta mbyllte në dhomën e tij, kur bënte çmendurira. Por Carrey nuk kishte asnjë problem. Siç e ka pranuar, kur duhej të shkonte në dhomën e tij, ishte më e mira për të, pasi mund të vazhdonte të ushtrohej përpara pasqyrës.
Problemet financiare e detyruan të braktiste shkollën
Familja u përball me shumë probleme financiare. Jetonin në një lagje të varfër, ku qiraja, edhe pse shumë e ulët, mezi ishin në gjendje ta paguanin. Kur Carrey ishte 12 vjeç, u detyrua të punonte 8 orë në turnin e natës në një fabrikë për të ndihmuar babanë e tij, i cili ishte i papunë. Ditën shkonte në shkollë. Ishte aq i rraskapitur saqë tha në një intervistë:
“Isha në klasë dhe nuk kuptoja asnjë fjalë nga ajo që thoshin mësuesit. Isha shumë i lodhur për t’i dhënë rëndësi mësimit”.
Askush nuk donte të dinte që Jim jetonte nën nivelin e varfërisë. Ndihej shumë i turpëruar. Nuk kishte asnjë kontakt me askënd, dhe madje arriti pikën ku besonte se shkolla nuk e çonte askund. U largua nga shkolla e mesme kur ishte 16 vjeç.
Qëndrimi në makinë dhe në skenë
Situata e familjes po shkonte nga keq e më keq. Kështu që vendosi të shkonte në Kanada, por nuk kishte punë të sigurt. Prindërit dhe dy fëmijët e tyre u detyruan të jetonin në karrocën e një Volksëagen për 8 muaj. E parkonin ku të mundeshin, madje edhe në parqe apo sheshe. Më vonë, familja u vendos për një kohë të shkurtër në një tendë në kopshtin e motrës së madhe të Carrey. Në 1991 humbi nënën e tij nga dështimi i veshkave ndërsa në 1994, vit kur u bë i famshëm në botë për rolin e tij në “Maskë”, humbi babanë e tij. Megjithë suksesin e jashtëzakonshëm që më në fund gëzoi, vdekja e prindërve të tij e dëmtoi seriozisht shëndetin e tij mendor. Gjithashtu, martesa e tij me gruan e tij të parë, Melissa, mori fund pas grindjeve të tyre të mëdha.
“Kjo periudhë ishte për mua një grusht në stomak dhe nuk dua ta mbaj mend. Ishte shumë e vështirë për mua. Isha shumë i zemëruar atëherë”, kishte thënë aktori.
Por fati i buzëqeshi. Kur u zhvendos në Los Anxheles disa vite më vonë, shkoi në audicion dhe si përfundim luajti në serinë televizive “In Living Color”. Që atëherë, u bë shumë i kërkuar dhe filloi fuqimisht rrugën drejt suksesit. Jim Carrey, për shumë, konsiderohet si një nga komedianët më të talentuar duke fituar shumë milionë dollarë.
Jeta personale
Jim Carey është admirues i grupit death metal “Cannibal Corpse”, i cili u shfaq me nxitjen e vetë Carey, në “Ace Ventura: Animal Detective”. Në Tetor 2004, Carey mori shtetësinë amerikane, por duke mbajtur dhe shtetësinë e tij kanadeze. Në Nëntor 2004, pranoi se vuante nga depresioni. Në Shkurt 2007, njoftoi në faqen e tij personale në Twitter se ishte bërë gjysh, kur vajza e tij lindi një djalë, Jackson Riley Santana.
Carey është martuar dy herë. Martesa e tij e parë ishte me Melissa Womer në Mars 1987. Patën një vajzë, Jane Erin Carey, dhe u divorcuan në 1995. Pas divorcit pati një lidhje me Lauren Holly. U martuan në Shtator 1996 dhe martesa e tyre zgjati më pak se një vit. Më pas u fejua me Renee Zellweger por u divorcua në Dhjetor 2000. Në 2005 pati një lidhje me Jenny Mçarthy, e cila zgjati 5 vite deri në Prill 2010.

Marrëdhënia e tij fatale me Cathriona White
Në vitin 2012, në moshën 50 vjeç, u njoh me grimieren Kathriona, 25 vite më e re se ai. Ajo vuante nga depresioni kronik, i cili nuk e ndaloi çiftin të dashurohej. Shumë shpejti, marrëdhënia e tij me Kathriona i krijoi probleme të mëdha. Fillimisht, i ngjiti sëmundje seksuale, ndërsa jo vetëm që nuk i kishte thënë por edhe e akuzoi se ai ia ngjiti asaj. Pasoi një mosmarrëveshje ligjore në të cilën u zbulua se Kathriona kishte falsifikuar dokumentet mjekësore dhe çifti, siç pritej, u divorcua.
Në vitin 2015 çifti pati një ribashkim të shkurtër që nuk funksionoi. Disa muaj më vonë, Kathriona mori një sasi të madhe ilaçesh dhe vdiq. Në letrën e vetëvrasjes së saj, fajësoi drejtpërdrejt Jim për zgjedhjen e saj.
“Para se të njihesha me ty, mbase nuk kisha shumë gjëra por kisha respekt, e doja jetën, isha e sigurt”, shkroi ndër të tjera në shënimin e saj.
Ajo gjithashtu akuzoi Carey për shtyrjen e saj në kokainë. Në fund, nëna e Catriona paditi Jim Carey për dhënien e ilaçeve kundër depresionit.
Sot, aktori 58-vjeçar luan në serialin Kidding, pikturon dhe shkruan librin e tij të parë. Nuk ngurron të flasë hapur për betejat e tij me sëmundjen mendore në mënyrë që të ndihmojë të tjerët.

N. Allkja Biçaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
353301 439707Wow! This could be one specific with the most useful blogs Weve ever arrive across on this topic. In fact Excellent. Im also an expert in this topic therefore I can realize your hard function. 608726