Teatri, lënda që stimulon dashurinë për shkollën

Artet, duke përfshirë teatrin, janë jetësore për një arsim të harmonishëm. Drama mund të përmirësojë aftësitë dhe performancën akademike tek fëmijët, si dhe rrit shkallën e vetbesimit të tyre…

Aktivitetet e dramës përmirësojnë leximin e të kuptuarit, si dhe aftësitë komunikuese verbale dhe jo-verbale.

Drama ndihmon në përmirësimin e frekuentimit të shkollës dhe uljen e shkallës së braktisjes së shkollave të mesme. Artet, duke përfshirë teatrin, janë jetësore për një arsim të harmonishëm. Drama mund të përmirësojë aftësitë dhe performancën akademike tek fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara në të mësuar.

Drama përmirëson performancën akademike

Studime të shumta kanë treguar një korrelacion midis përfshirjes së dramës dhe arritjeve akademike. Përveç rezultateve më të larta të testimit të standardizuar, nxënësit që marrin pjesë në dramë shpesh përjetojnë përmirësim të kuptimit të leximit, mbajnë shënime më të mira të frekuentimit dhe qëndrojnë përgjithësisht më të angazhuar në shkollë sesa nxënësit e tjerë. 

Rritet angaxhimi

Hulumtimet tregojnë se përfshirja në artet rrit angazhimin e studentëve dhe inkurajon pjesëmarrjen e vazhdueshme në mësim. Nxënësit që kanë në programet e tyre lëndën e teatrit janë më të predispozuar ta ndjekin me shumë dëshirë shkollën.

Nxit shprehi të reja

Duke lexuar tekste si Shkespiri, nxënësit mësojnë shprehi të reja, të cilat nxisin zhvillimin e tyre. Një sërë studimesh mbi artin dhe arsimin zbuluan një lidhje të qëndrueshme shkakësore midis interpretimit të teksteve në klasë dhe përmirësimit të një sërë aftësish verbale. Nxënësit që merren me dramë arrijnë të memorizojnë më shumë fakte në lëndën e historisë dhe të matematikës. Përpilimi i teksteve të Shekspirit ndihmon në përmirësimin e kuptimit të teksteve të tjera komplekse, përfshirë shkencën dhe materialin e matematikës.

Përmes dramës zhvillohet dialogu

Drama mund të përmirësojë aftësitë dhe mirëkuptimin e leximit më mirë sesa aktivitetet e tjera, duke përfshirë diskutimin.

Rrit vetvlerësimin dhe vetbesimin  

Kjo lëndë ndihmon në rritjen e vetbesimit. Përveç ndërtimit të aftësive shoqërore dhe komunikuese në përgjithësi, përfshirja në kurset dramatike përmirëson vetëvlerësimin e nxënësve si dhe besimin për potencialin e tyre.

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Bullizmi nuk është shaka, bullizmi vret

Next Article

Motivimi dhe vlerësimi i nxënësve në punën me grupe

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427