Edukimi nuk ndodh kur i rrituri urdhëron!

Këshilla të vlefshme, të cilat vijnë nga pediatria Lira Gjika. Në qendër të këtyre këshillave qëndron marrëdhënia prind-fëmijë. Shpeshherë fëmijët bëhen tekanjozë dhe hiperaktivë. Ja disa këshilla të vlefshme, të cilat do ju ndihmojnë të ruani qetësinë. Qëllimi parësor është ‘mirëedukimi i fëmijës”.

 Kur je i nxehur mos e prek fëmijën me dorë sidomos kur je në rrugë. Nervozizmi është një energji që ti vetë nuk arrin ta kontrollosh. Ti reagon në mënyrë të dhunshme jo nga veprimi i fëmijës, por për shkak të situatës së turbullt emocionale brenda teje.

– Fol me fëmijën pasi të jesh qetësuar dhe ke mundësi të kontrollosh nervozizmin.

– Kur bën një veprim të keq ndaj fëmijës, kur qetësohesh, të paktën kërkoi të falur.

 Edukimi nuk ndodh kur i rrituri urdhëron. Kjo mënyrë krijon vetëm frikë dhe përsërit të njëjtën mënyrë të sjelluri.

 Edukimi nuk mund të realizohet kur të rriturit janë nervozë dhe urdhërues.

 Kur flisni me fëmijën, uluni në gjunjë që të barazoheni me të dhe të mos flisni në pozicion nga lart-poshtë. 

– Kur flisni me fëmijën mos e shkundi apo kapni për krahu apo veshi, janë veprime që gjymtojnë.

 Kur flisni me fëmijën, flisni me drejtshkrim. Dialekti duhet përdorur pasi është dhënë këshilla më parë me drejtshkrim. Fëmija duhet ta njohë edhe dialektin.

 Mos e gënjeni fëmijën as për arsye madhore. Përpiquni t’ia thoni të vërtetën fëmijës, sa më kuptueshëm edhe kur është një vjeç.

 Ëmbëlsoni zërin kur flisni me fëmijën.

– Nuk mund të ketë edukim të mirë me dhunë, gënjeshtra, dhe të folur jo të zgjedhur.

Lira Gjika

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kaligrafia e Prakriti Malla konsiderohet si shkrimi më i bukur në botë

Next Article

Gjashtë gjëra që mësuesit duhet të dinë për veten e tyre

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427