E-matura, Statovci Demaj në Shkollën e Gjelbër në Prishtinë

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci Demaj ka vizituar sot Shkollën e Gjelbër në Prishtinë për të parë nga afër pilotimin e Maturës Digjitale “e-Matura”.

Pasi që ka biseduar me nxënësit, të cilët kanë qenë pjesë e pilotimit të Maturës Digjitale, zv/ministrja Statovci Demaj ka theksuar se, projekti i digjitalizimit në sistemin arsimor është ndër projektet më madhore, të cilat po implementohen nga MAShT.

“Digjitalizimi është domosdoshmëri në botën digjitale dhe në hap me këtë ka shkuar edhe Ministria e Arsimit”, theksoi zv/ministrja, e cila përmendi faktin se Projekti i digjitalizimit përmbanë dy komponenta: e-platforma dhe matura digjitale (e-matura).

Duke folur për këto dy komponenta, zv/ministrja StatovciDemaj tha se synimi është që platforma “e-Edukimi” të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit, ndërsa sa i përket Maturës Digjitale, ajo theksoi se kjo Maturë është një fazë e avancuar, e cila eliminon shumë probleme, të cilat janë shfaqur në këtë proces gjatë viteve të kaluara. 

“Është shumë më transparent, eliminohen mundësitë e keqpërdorimeve të ndryshme dhe rezultate më të sakta”, tha zv/ministrja e Arsimit dhe theksoi se baza e të dhënave e Maturës Digjitale gjeneron test individual për nxënësit.

Sipas planifikimit të MAShT, Matura Digjitale, në këtë fazë, do të pilotohet në nëntë shkolla, përkatësisht në shtatë komuna.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

MASHT njeh të gjitha diplomat e universiteteve private në Shqipëri

Next Article

Algjebra, pengesë e panevojshme për nxënësit?!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427