Videot e përgatitura nga Neshat Hyka, doktor i shkencave të mësimdhënies dhe mësues shkence dhe matematike në Ontario, Kanada. Videot janë direkt të lidhura me programin e kimisë të klasës 8, 9 dhe 10. Shpjegimet instruksionet dhe shembujt që jepen ndihmojnë për një kuptim dhe përvetësim më të mirë të lëndës së kimisë në këtë nivel të shkollës. Ato ndihmojnë gjithashtu nxënësit të kryejnë me më lehtësi detyrat e shtëpisë në këtë lëndë.
Videot shërbejnë si një burim alternativ informacioni dhe njohurish edhe për mësuesit që sapo fillojnë mësimdhënien e kësaj lënde. Videot mund të shikohen edhe në klasë, por më shumë ato janë ideuar për t’u parë nga nxënësit që duan më shumë ndihmë në këtë lëndë. Gjithsesi, është në gjykimin profesional të mësuesit sesi dhe kur t’i përdorë ato.
Në këto video trajtohen këto çështje:
– Reagentët kufizues nëreaksionet kimike;
– Përcaktimi i formulave empirike dhe formulave molekulare;
– Masa atomike mesatare kur jepen izotopet;
– Përqëndrimi molar (i shpjeguar me tre shembuj);
– Përqindja e prodhimit (rendimenti) i një reaksioni kimik.
Neshat Hyka
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.