Dallimet kuptimore të fjalëve “përball” dhe “përballë”

Shpesh na ndodh që të mos jemi shumë të sigurt nëse një fjalë shkruhet me “ë” në fund. Por a ju ka ndodhur që rastësisht të kuptoni se një “ë” në fund mund t’ia ndryshojë edhe kuptimin asaj fjale?

Si shembull sot do t’i marrim fjalët “përball” dhe “përballë”.

Kuptimi i fjalës “përball”, sipas fjalorit:

përbáll kal., -a, -ur: i vë përballë njëri-tjetrit; përballoj: i përballi të dy kundërshtarët; përballën ushtrinë armike; përballëm një dimër të egër.

Ndërsa, kuptimi i fjalës “përballë”, sipas fjalorit:

– përbállë ndajf., edhe fig.: në vendin përpara dikujt a diçkaje; me fytyrën në drejtim të dikujt a të diçkaje: i qëndroi përballë.

– përbállë si parafjalë së bashku me një emër a me një përemër tregon: 

1. se dikush a diçka gjendet ose lëviz kundrejt një qenieje a një sendi (me kuptimin “përkundrejt”, “me fytyrë nga…”, “në drejtim të…, drejt…”): gjendet përballë shkollës; vinin përballë nesh. 

2. figurativisht: se dikush a diçka del përpara si vështirësi (me kuptimin “kundër”): qëndresa përballë rrezikut; u ndodh përballë një të papriture.

Medina Mehmeti

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Muzikë-AMU, teste përmbledhëse, periudha parë

Next Article

Duke reflektuar mbi një mit - ese nga gjimnazistë të “Petro Nini Luarasi”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427