BB: 60% e të rinjve shqiptarë janë analfabetë në matematikë

Të rinjtë shqiptarë kanë arsimim me cilësi të ulët, përballen me faktorë shkurajues dhe pengesa në tregun lokal të punës. Banka Botërore vërejti në një prezantim të fundit se të rinjtë shqiptare janë analfabetë funksionale në rreth 60%, nivel ky më i lartë se në rajon dhe padyshim edhe në vendet e tjera të BE.

Niveli i pagës është i lartë për arsimin universitar krahasuar me arsimin fillor (50%), por arsimi i mesëm nuk ka përfitim në tregun lokal të punës, për shkak edhe të emigracionit të lartë. Shqipëria ka numrin më të lartë të firmave në vendet e EJL-së (36 për qind), që raportojnë se forca e punës nuk zotëron aftësitë që ato kërkojnë. Ndër tjera BB vëren se ka pabarazi në aksesin në arsimim, duke e kufizuar mundësinë për shumë njerëz.

Të rriturit e rinj romë kanë rreth katër vite shkollim mesatarisht, krahasuar me mesataren prej 10 vitesh të fqinjëve të tyre joromë. Ndërkohë që në shumë vende të botës, përmirësimet e qëndrueshme në tregjet e punës nxitën uljen e varfërisë dhe mirëqenien e përbashkët.

Të ardhurat nga puna përbëjnë gjysmën e të ardhurave të përgjithshme familjare, tregjet e punës luajnë rol të kufizuar në uljen e varfërisë.

Banka Botërore vëren se, cilësia e punësimit është e ulët, ndërsa shumica punojnë në bujqësi me produktivitet të ulët dhe si punëtorë familjarë të papaguar.

Pas nesh në renditet janë Malin e Zi, më afro 58% e më pas Bullgaria me 42% e ndjekur nga Rumania me 40%, Serbia me rreth 39 %, Greqia me 38%.

Ajo çka e bën problemin më të rëndë për vendin tonë është se në vendet e zhvilluara mesataria e të rinjve analfabetë funksionalë në lëndët ekzakte është 14%.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Sistemit periodik i shtohen 4 elementë të rinj

Next Article

Standartizimi shmang vlerësimin subjektiv

Related Posts