Gishtat në hundë mund të kthehen në rrezik serioz!

“Tek pjesa e hundës ka më shumë furnizim të gjakut – në fillim të hundës janë të vendosur pesë arterie. Gjatë kruajtjes së hundës mund të çahet ndonjë nga këto arterie dhe të shkaktohet gjakderdhje.”

Ndodh shumë herë që të shikoni në rrugë, autobus, apo kudo njerëz të mëdhenj e të vegjël që futin gishtin në hundë! Në pamje të parë, pajtohemi të gjithë, është e shpifur, e turpshme… Por nuk është vetëm turp që të kruash hundën. Ka një arsye shëndetësore shumë serioze përse nuk duhet ta bëni një veprim të tillë.

Herën tjetër kur të gërmoni tek hunda, rikujtojeni këtë paralajmërim, sidomos nëse keni fëmijë! Sipas dr. Erich Voigt, ky veprim nuk është vetëm një zakon i keq, por edhe i rrezikshëm.

Gjatë një interviste Dr.Voigt ka shpjeguar se si mikrobet në hundë, si Staphylococcus aureus (një bakter që qëndron në fillim të hundës) mund të shkaktojnë gërryerje, gjakderdhje dhe irritim të hundës nëse e bëni një veprim të tillë. Në varësi edhe të gjërave që kanë prekur duart tuaj, gjendja mund të bëhet edhe më shumë serioze.

Ky veprim është sidomos i rrezikshëm për fëmijët, duke qenë se kanë më shpesh gjakderdhje në hundë.

“Tek pjesa e hundës ka më shumë furnizim të gjakut – në fillim të hundës janë të vendosur pesë arterie. Gjatë kruajtjes së hundës mund të çahet ndonjë nga këto arterie dhe të shkaktohet gjakderdhje”, shpjegon ai.

Prandaj jini të kujdesshëm, fillimisht të rriturit në mënyrë që të edukoni edhe më të vegjlit.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Planifikimi i orës së mësimit, tema: “Pazari i këpucarit”

Next Article

Hera e parë e marrëdhënieve seksuale dhe shtatzania

Related Posts