Prindër të nderuar, duam kambanën tuaj pranë ziles shkollore!

Të nderuar prindër, ne e kemi bindjen se kemi vend të përbashkët mes fëmijëve tuaj-nxënësve tanë. Afrohuni përmes kambanës suaj! Mos na lini pa jehonën e saj! Mjedis shkollor pa këtë jehonë i ngjan një holli me piano, por pa pianiste apo pianistë. Suksesi yni ka dhe emrin tuaj.

Jehonë e saj zgjon kujtesën dhe flladit optimizëm e besueshmëri tek mësuesit dhe nxënësit. Ushqen meditim për brezat, ish nxënës dhe në vazhdimësi tek prindërim i tyre. Të gjithë së bashku, nga ritual i saj, u afruam te vatër diturie dhe kulture. Aty u mbushëm me kurajë e krenari. Vit pas viti jehonë prindërore, pranë tringëllimave të ziles shkollore, ka unifikuar pentagramin e zërave fëmijërorë, në akord me kërkesat e standardeve shkollore. Notat ndër vija dhe fusha, nga cikli në cikël, klasa në klasë, kanë thurur këngët fëmijërore tek ansambël i së ardhmes. Përmes saj është mbushur shpirt muzikaliteti dhe entuziazmi me dashuri për jetën!  Jehonë e kambanës prindërore mbetet përherë e shumëpritur në rrugëtimet tona, drejt sfidave në vazhdim. . . !  Bashkuar me tringëllimat e ziles shkollore, kanë thurur copëz për mantel, ku mbështillet moshë e brishtë, e ëmbël dhe n’pafajsi me veten e të tjerët, moshë fëmijërore. “Rrigetat fosforeshente” të këtij manteli, orientuan trupin, mendjen dhe ëndrrat e brezave të shkollarëve mes rrugëtimesh, sa në dritë, po aq dhe hijezim. 

Në eventet shkollore, i duhej thurur me flatra për tek qiell n’kaltrim. Moshë që e kalon çdokush. Rritur mes fantazisë, ngjyrosur me eufori çapkëne. Krahëhapur n’buzëqeshje fluturuese përpiqesh të hedhësh hapat me nxitim, kokëlartë dhe pa menduar nëse ka ndonjë vijëzim apo pengesë! Vrapon dhe kalëron drejt fushave me hapësira gjelbërimi! Moshë që s’e mendon bujtinë dhe as stacion ndalese, as për pak pushim. Më pas të prekë mendësi adoleshente dhe kërkon të ndërrosh stilizim pamje, saqë dhe pasqyrë binjakëzohet me shpirt euforik. Kohë, kur afrohesh tek bregdeti, për t’u puthur me valët n’vezullim!  Ndodhur mes këtyre kufijve, sa tek “trari”familjarë, anë tjetër”, rrebelim” pasionesh moshore, ka të ngjarë të kërkosh falje dhe kur trup i brishtë nuk përlyen shpirtin engjëllor. Në përkundje bashkë me varkë, shikim përpin velat gjysmëhapur në pritje të flladit ledhatues. I lutesh valëzim ta marrë barkën e ëndrrimit adoleshent, për tek det i hapur! Këto çaste mbase do të pranoheshin vetëm nga shoqërim delfinësh. Jemi në të njëjtën dëshirë, por në kohë të ndryshme. Për atje dhe ne pritëm gjatë! Aty shpresuam për një fillim. Por mbetëm duke numëruar hapat që s’kishin mbërritje. Ledhatim i këtij flladi ngriti fijëzim qerpikësh për të hapur pamjen tek horizont i qiellit blu. 

Ëndrrat po preknin Botën e Re! Vite që te trup adoleshenti filluan “tatuazhe”nga gërvishtjet prej gurësh, pranë brigjeve të detit. Moshë në rritje shoqërohej me prekjen e ranishtes së plakur. Tashmë te stinë vere ëndrrat tona valëviteshin me çarçafët, pararendës të çadrave të plazhit. Puhizë verore përplasej herë tek largim n’valëvitje, e herë te skaj druri që anohej. Nuk i shpëtonim rasteve, kur ndërresat mes çantës dilnin në diell. Na duhej t’i mbështillnim shpejt, mbasi aty kishim byrekun nga duart e nënës. S’kaloi shumë kohë dhe këto, u zëvendësuan me çadra pëlhure n’gjyrim ylberian. Më pas ato prej kashte të fiksuara në gjithë sezonin veror. Por kohë e juaj, brez i djeshëm dhe i sotëm, ju erdhi te shtrirje shezlongësh. Çadra kolektive deri dhe Bar-bufe tek hije kashtëruese. Pak më larg Restorant me postera dhe pëshpëritje nga copëza planeti, por shqip s’të zinte veshi. Po largohej dhe himn trumbete i mbetur prej dhjetëra vitesh tek vijëzimet e mureve të kampeve t’pionierëve. Dëshmi gjeografike ngulitur te memorie e fëmijërisë ndër hapësirat pafund; Shëngjin, plepat Golem e sa vende të tjera me freski deti. Aty ku u argëtuan dhe lumturuan mendjet e asaj fidanishteje, që do të gjallëronte mjediset shkollore tek fillim shtatori. Çdo shkollë kishte zëra pionierësh n’përfaqësim të emrit të saj, nga Veriu deri tek Jug. Lindje tek Perëndim. Brezat e ardhshëm ka të ngjarë ta imagjinojnë atë kohë, sa realitet dhe legjendë! Më së shumti e forcon këtë perceptim dhe kohë, kur komunitet shkollor, social deri dhe familjarë në ditët e sotme, po përjeton copëzim në parcela deri humbje identeti te gjeografi e bregdetit. Gjithsesi, shumëkush nga ne, ato vite te këto kampe pionierësh, i ruan në albumin e kujtimeve të fëmijërisë!  E sot, sa herë prek sipërfaqen rënore, djegie e kokrrizave ngjitet tek kujtesë! Ringjallen ndjesi që na bashkuan mes një gjuhe, moshe dhe shtresimi social. Kohë që mbushej me ditët e “fëmijëve të detit”, siç i quanim pushuesit e vegjël, në kohë kampesh verore. Te kohë e sotme, meditim prekë fletët e këtij albumi deri, në përplasjen e dallgëve tek breg. Aty ku përmes shkumëzimit dallgëzues, shumë herë përpiqemi të gjejmë buzëqeshjet e atyre viteve! Por ujë i kripur i detit, tretet mes plasaritjeve të buzëve të rreshkura, nga etje mallëngjimi. Botë e Re po mbushej me dallgët që përplaseshin mbi njëra-tjetrën, si vetë kujtimet për të larguarit. Edhe kalatë n’breg të rërës, dëshmi patriotizmi historik, ngulitur deri tek shpirt fëmijëror, mbetën vetëm te kujtesë. Por detit iu shtuan dallgë që s’pushuan për shumë stinë, dallgët e largimit. Largim jo vetëm i moshës fëmijërore, por dhe rinore. Eksod në përmasa fortune. Diell i sapo lindur, fshihej pas reve. Turma njerëzish busullhumbur, kërkonin Perëndim për lindje të re!  Sytë po kërkonin hapësira tek qiell blu!  Nga tokë lashtësie thërriste detyrim breznor që një ditë të ktheheshin! Kohë e rrugëve me një kahje i mbeti së kaluarës. Te rrugëtimet në Botën e Re ato kishin disa korsi. Por te prag i vendlindjes kishte, ka dhe do të ketë korsi”pafund”! . Ato janë në damarët tek thellësi toke, mbi sipërfaqet e gjelbra , deri dhe ato shkëmbore. Janë tek qiell në fluturimet mbi re. Ato mund t’i gjejë kushdo. I ka brenda dhe jashtë vetes, sepse janë me arterie shpirti!  Shpirt me gen të kësaj vendlindjeje mbushur me amanet prindëror!  Dhe ju të larguar, vitet larg vendlindjes, vërtet ju rinuan e burrëruan. Besojeni se dhe oborr shkolle e do këtë burrërim! E duam mes jehonës së kambanës që bie vetëm shqip, e cila mbushi me gumëzhitje shkollat e këtij vendi arbëror. Po kush më shumë, “ju”apo ne e ka ndier, peshën e kësaj gjuhe, këtij largimi?! Shigjetë e peshores shpirtërore i ngjan lavjerrësit. Andej e këndej në matje të kohës së jetës. 

Aty jemi të gjithë. Ju dje refugjat, sot emigrantë, trupin andej dhe mendjen këndej! Ndërsa penë te dorë e jona këndej”shkruan”dhe”përshkruan” për çatinë tjegullvarur, çezmë në piklim! Ju mund t’i lexoni te kronika zemre, mes portreteve të prindërve mbështetur në krahët e njeri-tjetrit, harkuar nga vite pleqërie. Por përpiquni t’i lexoni dhe tek fletë prej brumi pishe dhe ahu nga Alpet shqiptare. Atje të përfalet nënë me cep shamie të zbardhur nga lotët si çezmë në cep shtëpie, mes pikëzave të ujit prej kodrave e maleve me borë marsi. Kohë kur dhe ju u larguat përtej detit. Edhe sot mbas dhjetëra vitesh ju presim me zemër e mendje te ditë kthimi, te rrugë ku ruan dhe cikrrim të këpucëve te ditë shtatori. 

Presim ne, pret kambanë prindërore!  Ju pret Shqipëria në të gjitha stinët e saj. Tek ajo gjetherënë, ku janë mbuluar gjurmë fëmijërie. Dimër me flokë bore, shall ku mbulonit flokët gjysmë ngrirë. Pranverë mes cicërimave dhe gumëzhitjeve mbi lulet e sapoçelura. Verë tek breg lumi e deti me ujët kaltërosh valëzuar tek rërë, tretur në ngjyrim jodi dhe rrezatim dielli! Kjo”DITĒ” përfaqëson imazhin e një apo dhjetëra viteve largimi. Tashmë dhe dallgët nga lodhje e gjatë, sikur janë tjetërsuar në valë që njëra pas tjetrës n’pashkëputje, afrohen tek breg. Me to dhe erë Perëndimi. Me të drejtë te brigjet tona filluan të kthehen të “ngopurit” , “xhepëmbushurit”ngarkuar me lodra dhe lojëra pafund. Me portrete deri statuja piraterie, ku shkollë e perëndimit i kishte modifikuar mes fantazisë për pasionet e fëmijëve. Imitacione hollivudiane bashkoheshin me tringëllimë që vinte mes akustikës në përzierje, që as pronarët e tyre s’ua dinin origjinën. “Dikur mes kampeve të pushimit, rrjeta për sporte dhe aktivitete të ndryshme, tashmë sheshe lojërash aq sa turmat e pushuesve shpejtonin për të kapur radhët. Natë e gjatë mbushej me brohoritje deri dhe klithma. Oshëtim dallge ndryshe nga stinët e tjera, tretej mes “kalave” tek breg rëre dhe më pas, shpërndahej mes tingujve tek çdo lodër. Cikrratjet e “lavjerrësve” mbushur me botë fëmijërore mes bulëzimeve të lagështirës së detit, bashkoheshin me lotët tek shije n’kripëzim. Mes turmës kishte nga ato, që njërin vesh e mbanin tek det i hapur. Andej dritë hëne vinte me imazhin e anijeve mes jehonës së sirenave që tashmë sikur ngjanin me kambanë prindërore. Ato zgjasnin deri sa përhumbeshin te gumëzhitjet mes shesheve t’pagjumë. Për disa çaste ato rrëmonin dhe memorien e turmës në shpërfillje. Mes saj jo vetëm dritë hëne, por dhe e diellit dritësonte imazhin e largimit, “Eksodit të shekullit”tek kohë kur rreth direkut të anijes mbi kuvertë, mbështilleshin fanella të pambukta, këmisha të rrudhosura me endje dhe thurje nga “Kombinatet e tekstileve” Korça, Berati, Shkodra! Kujtojmë ato imazhe rrëqethëse që ngjanin me “panair” rrobash që as koleksionisti më me përvojë s’do arrinte t’i përcaktonte “firmatot”. Por një e dinim të gjithë “Made in Albania”!  Largim që mbeti i tillë dhe sot e kësaj dite mes emërtimeve; klandestinë, refugjat, emigrant. Ishte kohë kur një lugë s’vinte te tryezë, një karrige e vetmuar tek bankë klase. Po ashtu heshtje kishte pushtuar dhomë shtëpie deri tek hyrje pallati. Vetëm tokë mbeti këtu! Peshë e saj me gjakun dhe djersën e qindra brezave, gurët, fushat, malet lumenjtë e detet, se kishin identitet Ilirie, Arbërie, Shqipërie! Këtu, dielli , hëna planet i njohur, nxënë e dritësojnë vetëm shqip. Me to ishim dhe mbijetuam dhe ne! Vatër diturie mes dritësimeve të tyre mbeti e ndezur përherë. Tek ajo u ngrohën zemrat dhe mendjet fëmijërore. 

Me rrezen e diellit tek dritare shkolle, vinin dhe cicërimat e zogjve shtegtarë. Fëmijë që për arsye nga më të pakuptueshmet trokitnin me gjyshër për dore tek derë klase. Ata po i kërkonte jehonë e kambanës prindërore. Tringëllimë zileje bashkë me këtë jehonë dhe muret i vishnin me gjallëri deri tek kohë plot re e mjegullnajë. Mësues dhe nxënës nuk ngadalësuam, por vazhduam rrugëtimin tek lindje e Re. Ishim të bindur se vetëm kështu, do t’i mësonim dhe orientonim brezat!  Nuk u ndalëm, ecëm dhe shpejtuam mes dritëhijeve të kohës. Gjithsesi diku arritëm. Falë dhe bindjes së shpirtit të pastër fëmijëror. Aty ku dritësohej syri ynë, butësia dhe ëmbëlsia në komunikim. Orientoheshim te bashkëbisedim miqësor, kurajës dhe nga përvojë dhënës. Edhe pse erdhëm nga kohë me kultura të diskutueshme, ajo çfarë na bashkoi dhe na mbajti unik përherë, ishte shkollë, klasë e bankë. Ishit dhe mbetët ju nxënësit e mirë, të bindur dhe të uritur për dije! 

Gjithçka që duhej të ushqente shpirtin tuaj në tërësinë e tij. Ajo çfarë mundësoi arritjet tona ishte bashkimi te çdo mendim, mirëkuptim, bashkëpunim, në grup mësues, prind, nxënës dhe komunitet. Po bindeshim se një hap te ky grupim i sotëm, bëhej kilometër tek rrugëtim i së ardhmes. Na thërriste kambanë nga prindër dhe gjyshër fjalëpakë, por dhe nënat me dyzim n’përkujdesje prindërore, të cilat u ngjanin sirenave te stacion i kohës europiane. Ndaj duhej t’i dëgjonim të gjithë! Ne këtu dhe të tjerët larg. Tek stacione ku prisnin valëvitje të flamurëve shumëkombësh. Atje meritonte valëvitje e flatrave të shqiponjës, flamurë i kombit tonë!  Po linim pas vitet ku korsi ishin monopatet dhe për “sinjalistikë” lisat, ahet e lartë deri tek burimi pranë shkolle. Kohë e brezit tim, mbase shumë më parë, ‘kishim asfalte me vijëzime të bardha, por me “një” korsi dhe ajo pa ndërprerje. Kohë kur te semaforë më shumë ndizej e kuqja. Por si brezat para nesh, po ashtu dhe ne, patëm arritje. 

Me të njëjtin format regjistri, erdhëm deri këtu. Kambanë prindërore binte çdo fund muaji dhe më shpesh. Ajo na shoqëronte përmes rrugëtimit shkollor. Jehonë e saj na bashkonte mes gumëzhitjeve fëmijërore. Te shkollë gëlqerelyer, deri tek fund i klasës ku në bankë qëndronin dhe tre nxënës. Ende ishim te emri bankë pa arritur tek tryezë. Shkruhej me majë pene, por kishim vend dhe për “bojë”prindërore. Sot-shkollë dhe tryeza të reja, por nxënës në distancim. Kohë pa emër. Dhe kambanë prindërore herë dëgjohet afër dhe më shumë larg. Të nderuar prindër, ne e kemi bindjen se kemi vend të përbashkët mes fëmijëve tuaj-nxënësve tanë. Afrohuni përmes kambanës suaj!  Mos na lini pa jehonën e saj!  Mjedis shkollor pa këtë jehonë i ngjan një holli me piano, por pa pianiste apo pianistë. Suksesi yni ka dhe emrin tuaj. Le ta mendojmë për një çast mungesën e këtij bashkëpunimi. A mund të ishte i arritshëm te sukses i formimit me dijet dhe kulturën e kohës një fëmijë pa zërin prindëror?! 

Pa përkushtimin dhe përgjegjësinë tuaj që e solli te kjo botë e Re?! Kur të njohurat e kësaj bote ai i përjetoi më parë tek prag shtëpie?! Ejani me zërin tuaj tek shkollë ku rri strukur kujtim i fëmijërisë suaj, ku lartësohet krenari e juaja. Kambanë me zile shkollore prek çdo horizont. E vlerësoj jo vetëm mendim, por përvojë prekjen e këtyre horizonteve. Shumë nga ne ishim sa mësues, po aq dhe prindër. Ditarin e shkollës në të shumtën e ditëve, e shkruam mbi tryezën ku ende kishte thërrime buke. Aty ku bashkohej familja dhe shkolla. Koha na mësoi se me këto thërrime dhe shkronja ushqehet sa trupi, po aq dhe mendja. Me ne apo me të tjerë erdhëm deri tek autostradë e ditëve të sotme. Vendi u mbush me kalimtarë. Ndaj sot me këto jeton, lëviz dhe përparon Atdheu, kombi. . Vërtet ne s’ishim gjithësia, por rrugëtimin për tek panteon njerëzor e ndriçuam me sa mundëm përmes pishtarëve të diturisë. Edhe dorë e juaja prindër të nderuar, ka qenë e duhet të mbetet mbajtëse e këtij pishtari në stafetën breznore! Me ju fillon bulimi i jetës, fidanishtë njerëzore. 

Kush më i pranuari, i duhuri dhe bindësi mund të jetë para teje për ta mbushur këtë hapësirë?! Hidhi sytë pas, shumë pranë teje jemi dhe ne, mësuesit dhe edukatorët, që tek botë fëmijërore, asaj shkollore, afrojmë mendjen dhe përvojën, detyrimin dhe përkushtimin. Pa njeri-tjetrin “rrathët olimpikë”nuk kanë bashkimin e duhur. Gara jonë nuk i prek medaljet e kohës. Ndaj ngrohtësi prindërore binjakëzuar me përkushtim mësonjësi tek nxënësit mes auditorit shkollë, pranë katedrës jetë, është sa detyrë po aq dhe mision. Le ta ulim kokën sot mbi libra, që diellin e të nesërmes ta shohim më të plotë, kokëlartë! Koha ecën së bashku me ne. Duhet vlerësuar dhe respektuar mirësitë dhe detyrimet që më pas, të kemi suksese dhe jo zbrazësi, ku i mbulon pendesa apo shprehja:”Ah si s’bëra më shumë”! Vitet ikin dhe ne bijtë e saj mes rrjedhave n’gurgullim, ndërrojmë dhe mendësi. Hymë dhe dalim tek godine jete. Aty kemi një dhomë muzeale me portretet e mësimdhënësve ndër vite. Breza pafund ish nxënësish në krahët e prindërve të tyre. 

Te kjo ekspozitë përmes meditimit ushqehemi me frymë përkushtimi, bashkëpunimi dhe respekti për njeri-tjetrin, në veçanti për pishtarët që dritësuan dhe i dhanë jetë mendjeve tona. Kushdo aty brenda ka episod shkruar nga jeta shkollore. Nga aty ngre kokën dhe na thërret përvojë, që ka shërbyer dhe do të shërbejë si shkollë brezash! Koha ecën, ajo apelon për ndryshim! Mjedis familjar i liberalizuar në emër të lirisë perëndimore ndryshoi klimën tek horizontet e kësaj kohe, të jetës në përgjithësi. Por në veçanti mjedisin shkollor, si më të brishtin dhe të duhurin. Jehonë kambane tek disa me të ngjarë jehona po zëvendësohet me “trumbeta” që në emër të ndryshimit u afruan dhe afrohen pranë podiumeve shkollore për t’i veshur me postera shumëngjyrësh. Por uniformë e dijes ka qenë dhe mbetet e njëjtë për të gjithë mësuesit, edukatorët. Tashmë tradita dhe përvojat e saj ia kanë përligjur identitetin si vatër e dijes dhe kulturës. Aty janë bashkuar dhe bashkohen brezat, kohët, ëndrrat, pasionet, si vlera të kombit. Aty projektohet e ardhmja, zhvillimi dhe përparimi i Atdheut. 

Falënderim i motivuar nga përvojë vitesh shkon katërçipërisht tek sipërmarrje e “Shtëpive botuese”ALBAS. . . !  përvojës së arsimit shqiptar, në bashkërendim me atë evropianë e më gjerë. . Me ne brenda shkollës sonë ishte dhe zëri juaj, prindër të nderuar. Sikur të dëgjohet më shpesh, domosdo do shkonim shumë më larg. Shembuj bashkëpunimi ka sa për t’na bindur se së bashku ecim më shpejt se koha. Mendjet e ndritura e jetojnë dhe i japin vlerë asaj. Mes tyre dritëson dhe qenia prindërore. 

Të bashkuar e parashikojmë dhe strukturojnë ardhmërinë. Së bashku arrijmë shumë! Kush s’e do jehonën e fjalës suaj?! Autoritetin e saj. Butësinë dhe buzëqeshjen tuaj kuptimplotë. U mjaftuam dhe me ashpërsinë e seriozitetin e skajshëm. Atë ia kemi lënë së djeshmes. Koha vërtet sjell ndryshim. Jehonë vjen përmes tringëllimave dhe sipas shijeve të strukturuara apo të modeluara në planin personal. Tashmë dhe nga çantë a pëllëmbë dore. 

Të gjithë kemi një “mobile” Iphone, por kambanë ishte një për të gjithë. Gjithsesi duam ritmin e kohës, muzikalitetin dhe lëvizjet e saj. Mes tyre deri këtu arritëm. Patjetër duhet menduar për rrugëtim sfidues e plot imagjinatë. Ta ndajmë heshtjen, harresën me zërin kumbues dhe plot shije akustike të shpirtit fëmijëror mes kohës që po kalojmë! 

Mungesë vëmendjeje për brezin e ri, fëmijët tanë, shkollarët e sotëm, do ta rëndojë planetin në të ardhmen. Peshore tek e sotme mbetemi ne, mësues dhe ju prindër. Fëmijët kanë ADN tuaj. Ato mbajnë brez pas brezi mbiemrin stërgjyshor. Le t’ua afrojmë tek gjeneralitet shkollor dhe si krenari të përbashkët. Të jetojmë me bindjen se: “Kurdo që brezat do e kthejnë kokën pas, ta ndiejnë tek qenie e tyre se jetuam edhe ne!”.

Në spiralen e kësaj kohe erdhi rrugëtimi i sotëm. Digjitalizim që virtualisht e sjell botën mbi pëllëmbë dore, por që e ka të pamundur të largojë jehonë të kambanës prindërore. Ajo mbetet mes nesh. Kushdo që i dëgjon tingujt e ëmbël të saj, njëherazi mbulohet nga qepallat e viteve shkollore për tē medituar në fëmijërinë e butë dhe kureshtare. Ulur plot mallëngjim me bërrylat mbështetur mbi bankën me inicialet çapkëne të ëndrrave fëmijërore. Tek fletë libri me përthyerje në cakun e gjumësisë për orën e letërsisë, matematikës apo. . . që jo vetëm zgjoheshe po rrije zgjuar dhe atëherë kur zhguni i errësirën së natës, i afrohej trupit të dërrmuar për pak orë gjumi. Kështu ka ndodhur dhe ndodh me të gjithë. Kur kalojnë vitet, ndien vlerën e kësaj banke. Në çdo porizim ku bie peshë e saj, të ngjan me fletë në kalendarin e jetës. Pak kush nga ne e mendon shpejtësinë e largimit nga ai tempull i pakrahasueshëm, jo vetëm tek vetja e tij, por dhe në copëzat plot gjurmë tek rrugëtim shoqëror me pak zënka çapkëne, që dhe sot te shumëkush tharmojnë si të ngjarë majaje për tek magje, ku brumon bukë e tryezës jetë. Prej aty filluam të bëhemi këto që arritëm të jemi sot. Nga ky tempull u morën fijet e”çelikta”ku jetët tona mbajnë peshën e lartësive në horizont. Por gurë i rëndë në auditorin ku ngrihen lartësitë e mençurisë për ndërtimin e së ardhmes, ka qenë është dhe mbetet dhe fjala juaj-prind të nderuar. 

Autoriteti dhe personaliteti juaj “sheqerosur”dhe nga freski e mendimeve të aktualitetit kohor, ku po gjejnë harmonizim shumë shëmbëllime integruese nga përvoja perëndimore. Të certifikuara e “mirëpritura” dhe nga konservatorizëm në largim. 

Në këndvështrimin e viteve që mbaj mbi shpatulla në spiralitetin kohor prej më shumë se tre dekadash, duke hequr”lëvozhgën”e pushimeve verore kam mirësinë të respektoj çdo cilësi veprimtarie nga bashkëbisedimi dhe ndërveprimi mësues, prind, nxënës dhe komuniteti! Dëshiroj të “mbetem” pakëz larg ftohtësisë nga prind të larguar për arsye nga të thëna apo të pa thëna, sociale, apo personale! 

Më parë kishim të gjithë ndarës mes së dobishmes dhe zullumqares. Të mençurit që fliste urtësia dhe llomotitësit gjinkallës që e ndote dhe akustikën kolektive. Sot ky “barometër” sjell kohën siç është. Të sfiliturit në hallet e jetës dhe djersës së ballit, me “gjeometrin e bulevardit” kollarisur deri tek hundë që mbeten më shumë te gjykimet brenda vetes. E vërteta, e përgjithshmja i duhet kujtdo. Mes saj dhe ajo kambanë. Pa menduar se arritëm fundin e dëgjimit dhe kushtrimit. Koha moderon zgjidhje të reja. Mendimi njerëzor lëviz para saj. Por truall i fortë dhe i shëndetshëm mbetet dhe përvojë breznore. Mbase është një copëz vend te ky truall përjetimi i mësimdhënësit mes vitesh, mes brezash. Marr guximin të afroj disa pikëzime ku më kanë bindur se shërbejnë si mundësi për të parakaluar në korsitë me më shumë shpejtësi. Kjo gjithmonë duke pasur parasysh se koha e Re , koha e fëmijëve të së nesërmes, lë pas mjetet që nuk integrohen me ritmikat e saj. Prandaj le të lexohen nga kushdo, po aq dhe të vlerësohen në gjykimet e lira. Mes të njohurave dëshiroj të afroj pak nga të shumtat e”fijeve” që ngjajnë me indet te trup fëmijëror në shkollim. 

Takim me prindër: Njohje-mirënjohje, motivim, kurajim, ballafaqim.

Është provuar katërçipërisht se: Fëmijë i suksesshëm me prind të interesuar. 

Fenomen i aktualitetit:

Gjumësi në opinion të dyfishtë. Fle prindi “përgjumet” fëmija. 

Më shumë vëmendje prindërore! 

Fëmijët po sipërmarrin një gjeometrizëm në mënyrat e sjelljes. Një qëndrim i dyfishtë. .. ndryshe tek marrëdhënie familje, prindërore, të tjerë në mjediset shkollore. 

Vetëm në takimet me prindër përballen dhe shoshiten këto realitete. 

Në familje, në komshi dhe në lagje. Shpesh dëgjon se është shumë i sjellshëm, shumë i….

Por tek shkolla i tjetërsuar. 

Ejani të bashkëbisedojmë të nderuar prindër! 

Të mos harrojmë: Ne ishim fëmijë pa internet, kaluam mes lagjes dhe qytetit tonë ku flitej dhe këndohej vetëm shqip. 

Në kampet verore, nëse shkuam, kishim “udhëheqës pionierësh” mësuesit tanë. Dhe atje flisnim me gjuhën e librave, gjuhën letrare jo atë të rrugës. 

Ushqeheshim, luanim dhe argëtoheshim së bashku. 

Kishim liri për tek e mira, njerëzorja! 

Këshilloheshim dhe kurajoheshim mes shembullit të më të mirit në mësime dhe sjellje. 

Kush më shumë se një edukator mësimdhënës, jeton me frymëmarrjen e nxënësit?! Shikon dhe përjeton rritjen e tij deri në detaje të formimit dhe përfaqësimit të vlerave më të domosdoshme për të sotmen, por më së shumti e”lexon”të nesërmen e tij. 

Tashmë brenda meje vijnë modele nxënësish nga e shkuara, tashmja. Siç ishin dhe si duhet. As e mendoj t’i “ngjasoj” tornitorit, por as furrtarit që lë në harresë orarin e pjekjes së bukës. 

Ne jemi afër kësaj fidanishte që kërkon drejtimin e mendjes dhe trupit tij të njomë. 

Shohim dhe lulimet e këtij pinjolli. Por familja dhe shoqëria dhe ai vetë, nesër do t’i shikojë dhe shijojë frutat

tek nisje e jetës. 

Ejani sot, se e nesërmja e kujtdo fillon këtu! Të ballafaqohemi! 

Të rrisim përgjegjësitë e trefishta. 

Mirëkuptojmë të “pathënat” mes njeri-tjetrit. 

Dhe nuk mbetemi në të kuptuarit anësor por drejtpërdrejt. 

Dhe vetë krijuesi…na dha sytë që të shikojmë përpara. Ndaj para “syve”tanë janë fëmijët tuaj, nxënësit tanë e ardhmja e këtij Atdheu. 

Ju prindër të mirë, rriteni si të mundeni, si dëshironi apo e mendoni fëmijën tuaj! Tryezën e të ushqyerit i bie t’ia mbushni ju fiziologjokisht, por mësojeni njëkohësisht si të mbajë dhe kërkojë menynë e jetës, në ç’gjuhë dhe cilësi ta kërkojë atë. 

Flasim apo dëgjohemi kjo i mbetet arritjeve të vetë fëmijës. 

Ne dhe ju prindër, jemi e nesërmja e tij. Banorit të kësaj toke, këtij planeti. Por te e sotmja e këtij nxënësi, duhet bashkuar çdo përpjekje e jona. Mbase duhet menduar se urat e vjetra duan rikonstruksion pse jo dhe me struktura të vetë kërkesave kohore. 

A duhet vlerësuar rritjen e peshave të vetë problematikave që ka ofruar digjitalizimi në të gjitha fushat e jetës?! Ne jemi tërësi e këtij zhvillimi shumë të shpejtë për rritjen e rezultateve duke sfiduar hapësira gjeografike pa kufij. Duke marrë e dhënë informacione nga çdo vend e çdo kohë. Duke depërtuar mes librarive dhe arshivave që më parë paraqiteshin të padepërtueshme. 

A jemi ne mësuesit që rendim pas kërkesave sa të ashpra dhe të sikletshme konkretisht, duke e menduar smartfon si të padobishëm për nxënësin. Pse jo dhe vetë prindi. 

Koha e këtij “shoku”që të ndihmon kur s’ke afër askënd, a duhet vlerësuar si i duhur apo”censuruar”?! Bota njerëzore dhe materiale ia ka fiksuar vend dhe gishtërinjve tanë. 

E kush i ka më afër këto gishtërinj, këto gjymtyrë të njoma dhe të ndjeshme përveçse tryezës familjare dhe asaj shkollore?! 

Rrugët tona ecin në korsi paralele mësues-prind. Duhet menduar dhe për plan digjital! 

Kuptohet duke mirëtrajtuar personalitetin e kujtdo. Këtu koha na thërret. 

Më parë vinte njeri prind. Kishim raste që brenda muajit kontaktonim me te dy deri dhe tek gjysh. Po sot?! Emigrimi, ftohja mes brezave, diferencimet sociale, lëvizjet migratore, raporte jo të favorshme në rrafshin ekonomik, situata plot dhimbje mes jetës prindërore…

E kush më shumë se një bashkëpunim mirinformim, mirëkuptim mes mësuesit dhe prindit i përafron mundësitë për rritjen e një nxënësi, fëmije të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht! 

Ky bashkëpunim si hallkë e një jete pa shkëputje, kërkon të ecim dhe mes rrugëtimeve stinore. E mendoj se duhet ndarë së bashku stina kur çdo kush e përfytyron dhe më pas e jeton si pushim, atraksion apo rimarrje energjish. Mbetem aty, ku të gjithë duam pak hije dhe kjo në tenda kolektive e jo mes hijes sonë. Më konkretisht “Pushimet verore”si mund të jenë të tilla kur mbetesh në mëshirën e një dite apo jave thjesht për një ditë plazhi apo të vizitosh njerëzit tuaj të fisnisë. Nëse ne më parë prekëm një Theth, Razëm, Valbonë, Voskopojë, Butrint, Syri kaltër Delvinë, Lugo Mare Vlorë… ! Nxënësit tanë, mbase shumica sot i njohin vetëm virtualisht. 

A duhet të mbetemi tek disa ditë të daljes ndër shkolla sa për të ujitur lulet në stinë vere?! 

Ku ka”lule”më të bukura dhe aromatike se vogëlushët tanë, që presin nga ne një programim dhe në sezonin veror. Fëmijët mbesin fëmijë dhe fëmijëria mbetet aty mes gjitha stacioneve të jetës. A nuk kujtojmë ne, se si pushuam në Dajt, Golem, Shëngjin. Kujtojmë “borizan” të vogël, po aq sa dhe kambanën tuaj prindër të nderuar?! 

Më shumë se këto, ç’farë na ka mbetur mes asaj fëmijërie?! 

Ejani ta afrojmë këtë “pushim” veror dhe tek brezat e sotëm. Vjeshta do t’na vijë më shpejt. Viti i ri shkollor meriton buzëqeshjen tonë kolektive. 

Myrto Hysaj,  mësues i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Plan veprimtarish për periudhën e mësimit plotësues për klasën e dytë

Next Article

Shkollat Qendër Komunitare, Ministrja Kushi: Projekti do të zbatohet edhe në 200 shkolla të tjera

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427