A ndikon shpejtësia në cilësinë e të lexuarit?

Për shumë nxënës të pasuksesshëm, leximi i dobët është shkaku i prapambetjes në shkollë. Në klasat e larta fillore, problemet e leximit nuk përmirësohen por thellohen…

Mësuesit vlerësojnë dy kritere:

1) aspektin semantik – të kuptuarit të tekstit

2) teknikën – shpejtësia (ritmi) dhe korrektësia 

A ndikon shpejtësia e të lexuarit në suksesin akademik?

Për shumë nxënës të pasuksesshëm, leximi i dobët është shkaku i prapambetjes në shkollë. Në klasat e larta fillore, problemet e leximit nuk përmirësohen por thellohen. Leximi i dobët gradualisht pengon në avancimin e nxënësit. Për shkak të vështirësive në lexim, fëmijët fillojnë të mos e pëlqejnë më librin dhe të distancohen prej tij. 

Sipas psikologëve, më shumë se 200 faktorë ndikojnë në suksesin akademik. Këto faktorë u futën në teste dhe pyetësorë dhe u morën në pyetje më shumë se dy mijë studentë. Rezultoi se ekzistonte një faktor, ndikimi i të cilit në performancën akademike ishte shumë më i fortë se të tjerët. Është pikërisht shpejtësia në lexim (shpejtësia optimale: 120 deri 150 fjalë në minutë). Me këtë ritëm, arrihet një kuptim optimal i tekstit. Mund të ketë raste kur teksti duhet lexuar dy apo tre herë në mënyrë që të kuptohet thelbi i tij.

Është detyrë e mësuesit të mësojë fëmijët të lexojnë me ritmin e duhur deri në fund të klasës së pestë. Sigurisht, karakteristikat e lindura individuale të tilla si shkalla e reagimit, temperamenti, mprehtësia vizuale gjithashtu ndikojnë në zhvillimin e shpejtësisë së leximit.

Fakte interesante: Pretendohet se shpejtësia më e lartë e leximit është regjistruar nga Presidenti amerikan J. Kennedy, me rreth 2000 fjalë në minutë. Gazetarët e televizionit gjithashtu shquhen për lexime të shpejta me rreth 130 fjalë në minutë. 

Sidoqoftë, leximi i rrjedhshëm është një aftësi e fituar që rafinohet dhe përpunohet më tej. Prandaj, është e nevojshme të identifikohen faktorët që ndikojnë në rrjedhshmërinë e leximit. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 332135 567739Thank you for the sensible critique. Me and my neighbor were just preparing to do some research about this. We got a grab a book from our local library but I believe I learned far more from this post. Im really glad to see such fantastic info being shared freely out there. 49442

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Udhëzues kurrikular lëndor për gjuhën e huaj

Next Article

Mësues, këto janë sjelljet që duhet të eleminoni në klasë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427